Balla në Divjakë: Dëm i madh për vendin që opozita drejtohet nga Meta dhe Berisha! Për PS-në, fat që kemi këta kundërshtarë

Balla në Divjakë: Dëm i madh për vendin që opozita drejtohet nga Meta dhe Berisha! Për PS-në, fat që kemi këta kundërshtarë

Taulant Balla në Divjakë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Divjaka është shprehur se për Shqipërinë është dëm i madh që opozita të drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta., nga ana tjetër duke e konsideruar si një fat të madh për PS-në.

Balla tha se një kandidat që ka mbështetjen e Berishës dhe Metës nuk ka asgjë për t'i ofruar Divjakës për ta zhvilluar si bashki dhe si njësi administrative. 

“Sa kemi pritur të gjithë që jemi në këtë sallë që më në fund ta kemi Sali Berishën dhe Ilir Metën në një thes. Sa kemi dashur që këta të dy t’i kemi bashkë. Sot Ilirin e ke çdo ditë në mëngjes tek Saliu. Për ne është fat i madh si Parti Socialiste që kemi këta kundërshtarë, për Shqipërinë është dëm i madh që opozita në këtë vend në vitin 2023 ka për udhëheqës të vet Sali Berishëm dhe Ilir Metën. E ka pasur Divjakën Saliu, e kanë pasur dhe pushtetin qendror, a ka mundësi të çohet njëri dhe të thotë çfarë pune mbahet mend në njësitë e kësaj bashkie kur këtë vend e qeveriste Sali Berisha. E çfarë mund t’i ofrojë Divjakës, flas si bashki  pastaj në veçanti për çdo njësi administrative një kandidat që ka për mbështetje Sali Berishën dhe Ilir Metën”- u shpreh Balla.

Balla gjithashtu theskoi se ka ende shumë punë për të bërë në Divjakë, ndaj është i rëndësishëm edhe një mandat tjetër për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

“Ne duam të vazhdojmë punët e nisura dhe të rëndësishme që kemi planifikuar dhe që duhen vazhduar. Nuk është më bujqësia në Divjakë ajo që ishte në 2013 dhe kjo është falë qeverisë së Edi Ramës, por e vërtetë është që edhe për bujqësinë duhet të kishim bërë edhe më shumë punë, më shumë për institucionet, duhet të kishim bërë më shumë për mbështetjen e drejtëpërdrejt për investimet në infrastrukurën bujqësore, por mos harroni qeveria është si një familje e kësaj familjes tonë më 4 vitet e fundit i kanë ndodhur sfidat më të mëdhaja që mund ti ndodhin këtij kombi në 100 vjet.  Ne jemi shumë krenarë për morinë e madhe të punëve që janë bërë deri tani në bashkinë Divjakë, kemi shumë punë të tjera për të bërë prandaj do kërkojmë një mandat tjetër në Divjakë për Partinë Socialiste, për Edi Ramën"-përfundoi Balla. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/03/2023 11:12

    Mjerim për këtë vend kur degjoni Taulant Daçiçin shqipfolës duke shitur moral. Ky me Edvin shkjaun shqipfolës janë tradhtar të shekullit

    Përgjigju
  • Mjer Shqiperia dhe Shqiptaret e ndershem: 11/03/2023 22:11

    Fatkeqesi kur nje dallkauk si Balla e pranon me bindje qe ne PS jemi muter njesoj si opozita dhe ju o popull doni nuk doni do votoni mutin qe vjen me pak erë...

    Përgjigju
  • Deti: 11/03/2023 21:03

    PS fiton ne divjak dhe pese mandate te tjera nense nuk do te kandidoje I njenjti kandidate qe ka qeverisur bashkin e divjake pere 8 vitet e fundit se si eshe nje haidute ordiner dhe nje persone pa dinjitete nje maskara qe ka petfituar dhe nga mbedhtetja e Erjonit qe lefe pere te bere vetem zhurme dhe nuk ka dhembe pere te kafshuare

    Përgjigju
    • Astrit Xheka Grabian Lushnje: 20/03/2023 11:00

      Jam Astrit Xheka Ju lutem skeni Pse flisni per mua Une jam aq i afte dhe I zoti te shkruaj per veten Time. Ju njerez anonim na lini rehat ne qetesine Tone. Ju faleminderit

    • Laluci: 11/03/2023 22:00

      Kandidati fitues ështe Astrit Xheka, mjek, prind dhe intelektual shëmbullor. Por Taoja, Hajduti xhepist kombinati, Depyteti Çela e kompani duan njerëz hajdutë që të vënë si kryetar aty

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi