Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar nga Berlini për rezolutën e Dick Marty që u votua 11 vite më parë nga përfaqësuesit e PD. Sipas tij, Berisha dhe PD ka votuar rezolutën që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shqipërisë në këto 30 vite
"Na duhet të bashkëveprojmë të gjithë për mekanizma të përbashkët të tjekalimit të kësaj situate të vështirë sepse inflacioni i luftës është ai që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë apo të ushqimeve bazë. Çmimi i energjisë është një sfidë e përbashkët dhe ku zgjidhjet duhet të jenë po aq të përbashkëta. Çmimi i naftës dhe i gazit dhe natyrshëm edhe degradimi i asaj që quhet stabiliteti dhe siguria ndërkombëtare po ti referohemi 24 shkurtit e tutje pas agerisonit të pajustifikuar rus në Ukrainë. Në këtë kontekst apeli për mua është shumë solidaritet.
Dy qeveritë tona ajo e Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë bashkëpunimin e ngushtë. Ne në nëntor do të kemi jo vetëm mbledhjen e përbashkët të dy qeverive por në fakt 27 nëntor do të kemi edhe seancën e përbashkët të Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Kosovës. Ajo që shqiptarët mes vedit kanë shumë nevojë është që për çështje të rëndësisë kombëtare duhet të jemi shumë më shumë të bashkuar. Iniciativa e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe e bërë publike në sallën plenare te Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Ervopës nga Kryeministri Rama është rivendosje në vend do ta quaja unë të dinjitetit, imazhit të dëmtuar të shqiptarëve. Në vitin 2011 është miratuar një rezolutë të cilin unë e quaj një dokument tepër fyes ndaj shqiptarëve i pabazuar në asnjë provê apo referencë të besueshme dhe unë nuk hezitoj të rithem përsëri atë që kam thënë shumë vite më parë.
Fjala e Kryeministrit ka zgjuar një insiticion që pë këtë çështje e kish zënë gjumi që nga viti 2011. Ajo që kryeministri bëri është thjesht një rikujtesë që ky institucion duhet të rivendosë dinjitetin e vet si një institucion i gjithëpranuar pë të drejtat e njeriut sepse është supozuar që ka patur shkelje të rënda tê të drejtave të njeriut dhe ka rezultuar që ato nuk kanë ndodhur dhe duhet ta kish bërë vetë institucioni këte dhe përsa kohë institucioni nuk e rimori këtë çështje vetë e rimori Shqipëria. Përsa i përket argumentimeve te koalicionit Berisha-Meta duhet të kujtoj që ne 2011 Berisha-Meta kanë qenë në koalicion se bashku dhe kanë një përgjegjësi konkrete sepse si ka mundësi që qeveria shqiptare asokohe nuk ka bërë asnjë demark diplomatik për të penguar miratimin e kësaj rezolute madje per turpin e Sali Berishës pêrfaqësuesi i tij direkt në në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka votuar këtë rezolutë. Ky është një ndër skandalet më të mëdha në politikën e jashtme të Shqiperisë ne 30 vitet e fundit. Pra Sali Berisha, Partia Demokratike e Shqipërisë ka votuar njê rezolutë që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shipërisë dhe shqiptarisë në këto 30 vite", tha Balla.
Lajmi kryesor: