Javën e ardhshme kryeministri Edi Rama do të nisë dialogun me të gjitha bashkitë e Shqipërisë për të diskutuar mbi temat më të rëndësishme aktuale që prekin qytetarët. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se në takime do të flitet për çështje të ndryshme, nga përballimi i inflacionit të luftës, te kriza energjetike dhe buxheti 2023. Një objekt tjetër diskutimesh do të jetë edhe ecuria e qeverisjes vendore përballë kundërshtarëve opozitarë që i cilëson 'e djathta e rublave' pas dosjes së lobimit rus të PD.

‘Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë! Të bashkuar jo të ndarë; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë.’- u shpreh Rama.

Kriza energjetike ishte në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Berlin. Nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë. Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku tha se u synua shkatërrimi i plotë i sistemi online shtetëror.

Me datën 14 dhe 15 tetor, u mbajt në Berlin, Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia e Socialistëve Evropiane (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Balla nga Berlini: Berisha dhe PD ka votuar rezolutën që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shqipërisë në këto 30 vite

1665045402_Screenshot1.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar nga Berlini për rezolutën e Dick Marty që u votua 11 vite më parë nga përfaqësuesit e PD.  Sipas tij, Berisha dhe PD ka votuar rezolutën që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shqipërisë në këto 30 vite

"Na duhet të bashkëveprojmë të gjithë për mekanizma të përbashkët të tjekalimit të kësaj situate të vështirë sepse inflacioni i luftës është ai që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë apo të ushqimeve bazë. Çmimi i energjisë është një sfidë e përbashkët dhe ku zgjidhjet duhet të jenë po aq të përbashkëta. Çmimi i naftës dhe i gazit dhe natyrshëm edhe degradimi i asaj që quhet stabiliteti dhe siguria ndërkombëtare po ti referohemi 24 shkurtit e tutje pas agerisonit të pajustifikuar rus në Ukrainë. Në këtë kontekst apeli për mua është shumë solidaritet.

Dy qeveritë tona ajo e Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë bashkëpunimin e ngushtë. Ne në nëntor do të kemi jo vetëm mbledhjen e përbashkët të dy qeverive por në fakt 27 nëntor do të kemi edhe seancën e përbashkët të Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Kosovës. Ajo që shqiptarët mes vedit kanë shumë nevojë është që për çështje të rëndësisë kombëtare duhet të jemi shumë më shumë të bashkuar. Iniciativa e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe e bërë publike në sallën plenare te Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Ervopës nga Kryeministri Rama është rivendosje  në vend do ta quaja unë të dinjitetit, imazhit të dëmtuar të shqiptarëve. Në vitin 2011 është miratuar një rezolutë të cilin unë e quaj një dokument tepër fyes ndaj shqiptarëve i pabazuar në asnjë provê apo referencë të besueshme dhe unë nuk hezitoj të rithem përsëri atë që kam thënë shumë vite më parë. 

 Fjala e Kryeministrit ka zgjuar një insiticion që pë këtë çështje e kish zënë gjumi që nga viti 2011. Ajo që kryeministri bëri është thjesht një rikujtesë që ky institucion duhet të rivendosë dinjitetin e vet si një institucion i gjithëpranuar pë të drejtat e njeriut sepse është supozuar që ka patur shkelje të rënda tê të drejtave të njeriut dhe ka rezultuar që ato nuk kanë ndodhur dhe duhet ta kish bërë vetë institucioni këte dhe përsa kohë institucioni nuk e rimori këtë çështje vetë e rimori Shqipëria. Përsa i përket argumentimeve te koalicionit Berisha-Meta duhet të kujtoj që ne 2011 Berisha-Meta kanë qenë në koalicion se bashku dhe kanë një përgjegjësi konkrete sepse si ka mundësi që qeveria shqiptare asokohe nuk ka bërë asnjë demark diplomatik për të penguar miratimin e kësaj rezolute madje per turpin e Sali Berishës pêrfaqësuesi i tij direkt në në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka votuar këtë rezolutë. Ky është një ndër skandalet më të mëdha në politikën e jashtme të Shqiperisë ne 30 vitet e fundit. Pra Sali Berisha, Partia Demokratike e Shqipërisë ka votuar njê rezolutë që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shipërisë dhe shqiptarisë në këto 30 vite", tha Balla.

Ora 08:12
Përqafime dhe të qeshura! Rama ndan fotot nga Kongresi i Partive Socialiste në Berlin, takohet me kancelarin gjerman Scholz

1665814324_3108556366549717726651545439585331950118715n.jpg

Në kongresin e Partive Socialiste Euoropiane, kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Gjermanisë Olaf Shcolz. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.

‘Mirëmëngjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë.’- shkruan Rama.