Balla nga Prrenjasi: Përballë kemi Lulin të veshur si Sali dhe Monën në vend të Ilirit...Do e fitojmë mandatin e tretë!

Balla nga Prrenjasi: Përballë kemi Lulin të veshur si Sali dhe Monën në vend të Ilirit...Do e fitojmë mandatin e tretë!

Taulant Balla në Asamblenë Socialiste të Bashkisë Prrenjas

PRRENJAS- Në mbledhjen me Asamblenë Socialiste të Bashkisë Prrenjas, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se në zgjedhjet e 2021 shqiptatër nuk kanë një alternativë më të mirë e socialistët, teksa shtoi se Rama është kryeministri më i mirë që vendi ka pasur ndonjëherë.

Ai është i bindur për një mandatë të tjerë, kjo jo për shkak të kundërshtarëve që ka përballë, për të cilët nuk i kursen ironitë, por për shkak të punës së bërë, ku ndër më të rëndësishme vlerëson përballimin e situatës post tërmet dhe post COVID.

"Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste, madje sot ka edhe më shumë arësye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë.

Këtë njerëzit e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh. Zgjedhja sot në zemrat e shqiptarëve është e thjeshtë. Edhe në fletën e votimit në pranverë 2021 po aq.

Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama. Dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë. Jo pse përballë si kandidatë rivalë janë Saliu i veshur si Luli, Monika në vend të Ilirit, bashkë me Nardin, Dashin, Mediun apo Vangjel Dulen. Ne nuk do konkurojmë me ta. Ekipet tona në cdo qark nuk do të konkurojnë me ta, por me pritshmërirë e aleatit tonë të vetëm, njerëzit e thjeshtë.

Tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm. Në mbledhjen me Asamblenë Socialiste të Bashkisë Prrenjas i informova se: “Gjatë tetorit-dhjetorit 2020 përmes komunikimit virtual do të merret opinioni nga anëtarësia e partisë në një kanal të posaçëm dhe nga qytetarët në një kanal tjetër mbi performancën e ministrave dhe deputetëve. Konkurimi me lista të hapura ka sjellë si domosdoshmëri krjimin e një një dritareje për thithjen e propozimeve nga baza socialiste dhe nga qytetarët”, shkruan Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 05/09/2020 16:04

    Mona eshte perballe meje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër