Balla në Report Tv: Meta bën fushatë skutave për LSI-në me eksponentë kriminal! Blushi:  Nxirre buburrecin tënd ta faktojë para shqiptarëve

Taulant Balla i ftuar në Report Tv tha se Meta nëse kërkon përballje me Ramën  fillimisht duhet të jap dorëheqjen nga posti i presidentit dhe të kthehet në krye të LSI-së. Balla hodhi akuza se meta po bën fushatë për LSI, skutave me persona që kanë të kaluar kriminale.

"Presidenti në rast se do debat me kryetarin e PS dhe çdo përfaqësues tjetër duhet të jap dorëheqjen nga Presidenca dhe të kthehet zyrtarisht  në krye të LSI-së, ku prej javësh prezanton kandidatët e LSI-së skutave dhe me persona me precedentë kriminalë", tha Balla.

Këtyre akuzave i është përgjigjur menjëherë Presidenca përmes Tedi Blushit duke thënë se Tao Tao duke iu referuar Taulant Ballës që të nxjerrë buburrecin (Ramën) në përballje me Metën dhe të thotë emrat e këtyre kriminelëve që pretendojnë.

"Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi.
Mos u spiropalizo edhe ti! Nxirre në Përballje Buburrecin. A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë? Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti? Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të! Presidenti është i të gjithë shqiptarëve. E harrove 2 Marsin? Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave. Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit. Ora e Përballjes po afron!", shkruan Tedi.

 

 

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po e mbani maskën në ambiente të hapura?

Komento

Komente

  • O tej: 16/10/2020 15:04

    Tedi Meta nje jashtqitje

    Përgjigju
  • Xhemja: 15/10/2020 23:21

    Filloje dhe ky ta thithebarin e miut

    Përgjigju
  • arte: 15/10/2020 20:18

    hahahaha, kush flet per kriminele: harroi habiljat , avdulajt, dako, plus me te korruptuarit: beqaj, tahiri, gjiknuri, vet taulant balla, spiropali e kshu me rradhe, jeni te gjithe plehra toksike.

    Përgjigju
  • Vloreee: 15/10/2020 19:59

    Skane byth kta per emra .... ja u di kapacitetin likja ....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës, parashikimi i motit për ditën e sotme