Balla për Blushin: S’njeh procesin
shan partinë me gojën e Saliut

Balla për Blushin: S’njeh procesin<br />shan partinë me gojën e Saliut
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili u përplas gjatë ditës së sotme me deputetin Ben Blushi, teksa ishin në PS-në e Elbasanit, ka thënë në një intervistë përmes telefonit në Report Tv se Blushi nuk e njeh procesin dhe se ai e shan e kritikon partinë me gojën e Saliut.
 
Blushi flet në parlament me gjuhën e Saliut e kur shan partinë, e shan me gjuhën e Saliut. E prisja këtë reagim, pasi ai nuk e njeh këtë proces fare. Nuk është e vërtetë asnjë prej akuzave të Blushit. Të kritikosh partinë tënde, është qesharake pasi s’ka parti në botë që i nxjerr listat e anëtarësisë në internet” ka thënë ai.
 
Balla ka shtuar se, akuza e Blushit për mospublikim të listave në internet, Balla ka thënë se ansjë parti në botë nuk e bën një gjë të tillë, ndërkohë që Bklushi sipas tij vjen në Elbasan dhe njerëzit e shoqërojnë për ti treguar se ku ëhstë godina e PS-së.
 
Listat janë publikuar në godinat e PS në qarqe dhe të gjithë anëtarët e PS janë njoftuar dhe kanë ndjekur me vëmendje procesin. Ky është një njeri që vjen në Elbasan dhe i tregojnë njerëzit se ku është godina e PS. Ai erdhi me këto akuza, unë e kuptoj ambicien e tij për të qenë kryetar i PS, është legjitime, por është e papranueshme që partinë pjesë e së cilës je, ta fyesh e shash me akuzat e kundërshtarit tënd politik. Është e papranueshme që një deputet i PS e shan partinë me gojën e Berishës” ka thënë Balla për Blushin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv