Taulant Balla tha se PD s’mund të flasë për protestat në Tiranë kur në ditët e para ishte kundër saj.
“Kjo parti, të paktën për këtë protestë është e vetmja që sduhet të flasë. Ditën e parë, të dytë dhe të tretë kanë qenë kundër, kanë thënë që e bën Edi Rama dhe tjetra, që është më e rëndë, kjo parti është një parti që një Zot e di si ka përfunduar në këtë derexhe që u thotë protestuesve mos ia përmendni emrin kryetarit tonë dhe dërgon njerëzit në protestë. Nuk e qas Sali Berishën si përfaqësues të protestës”, tha Balla.
I pyetur pse pranon të bëjë reformat me PD, shefi i grupit parlamentar socialist tha se s’mund ta zgjedhësh kundërshtarin, edhe pse është kundër dëshirës së tij marrëveshja me Berishën.
“Pse pranoni të bëni reforma? Në demokraci, ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. S’do të doja kurrë që me një non grata të bëja marrëveshje. Mos harroni asnjëherë që je i detyruar në demokraci, ta njohësh dhe ta pranosh”, tha Balla.
Sa për kërkesën për kufizimin e mandateve të kryeministrit, tha se kjo mund të vijë veçse nga vota e popullit.
“Në asnjë republikë parlamentare s’ka kufizim mandatesh. Në rastin e tyre, kufizimin e mandateve ta bën vetëm vota e popullit, jo mandati kushtetues. Thuajini mos u lodhni kot”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
PD kërkoi debat në Kuvend për protestën, PS e rrëzon! Balla: të vijnë me mocion mosbesimi e berishën kryeministër! Bardhi: Protestën e diskutojnë në Evropë, vetëm te ne jo










