Balla për protestat në Gjermani: Këtu paqësore, në Shqipëri për të shkatërruar imazhin e vendit

Balla për protestat në Gjermani: Këtu paqësore, në Shqipëri për të shkatërruar imazhin e vendit

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka komentuar marshimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjermani.

Në një reagim të shkurtër në mediet sociale, Balla ka hequr një paralele mes marshimit që kanë zhvilluar qytetarët gjerman dhe atij të drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas tij, këto dy marshime nuk kanë aspak ngjashmëri me njëra tjetrën. Në Gjermani, marshohet rrugëve të qytetit për të ngritur zërin e tyre në mbështetje të Evropës së Bashkuar, e ndërsa për Ballën në Shqipëri, disa njerëz të korruptuar protestojnë me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.

"Sot në Gjermani me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugët e qyteteve kryesore duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të Evropës së Bashkuar. Protestat në formën e marshimeve paqësore kundër nacionalizmit u mbajtën në shtatë qytete të mëdha të vendit: në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.

“Një Europë për të gjithë: zëri juaj kundër nacionalizmit”, ishte mesazhi i protestës, me marshimet e mbështetura nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile dhe parti të ndryshme politike.

Ndërsa në Shqipëri disa politikanë të korruptuar thërrasin dhe mbledhin në protesta militantë, punonjës të bashkive ku partitë e tyre qeverisin, përfshirë persona të paguar, me prirje vandale, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë. Protestat e opozitës në Shqipëri, të cilat në javët e fundit janë shoqëruar me dhunë dhe sulme kundër institucioneve, janë kundër Reformës në Drejtësi, si kusht themelor në rrugën Europiane të vendit tonë, janë kundër institucioneve demokratike të zgjedhura me votë, janë përpjekje të dështuara në prag të vendimit historik të Këshillit Europian për fillimin e bsedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë + Maqedonisë së Veriut", shkruan Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Un fen ti pi: 20/05/2019 10:12

    O viçi pa lëpir i gjithi këllir sali berisha

    Përgjigju
  • Goni: 19/05/2019 23:59

    shqipetaret luftojne per BuKen e gojes kurse gjermanet per nje super jetese

    Përgjigju
  • Vicidoli: 19/05/2019 23:19

    Birisha ban protesta paqsore se me dasht ai kall tan shqiptaret qe nuk i bindet ai asht zot e mbret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë