Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka konsideruar procesin e zgjedhjeve në katër qarqet fier, Elbasan, Korçë e Berat si një proces transparent e demokratik.
Duke folur në selinë e PS-së, Balla ka shtuar se në këto votime kanë marrë pjesë më shumë se 725 e anëtarëve, ndërkohë që nga 337 delegatë 146 janë gra e vajza dhe 1/3 e tyre janë të rinj e të reja.
Ai ka shtuar se këtë fundjavë do të kenë mundësi për të votuar anëtarësia e Dibrës dhe Lezhës, ndërkohë që pas mbarimit edhe të qarqeve të tjera në fundjavën e fundit të këtij muaji, do të mbahet edhe Kongresi që është përcaktuar më 19 mars.
Ja deklarata e plotë e Taulant Ballës Faleminderit anëtarësisë për votimin këtë të shtunë në 4 qarqe, ishte proces transparent e demokratik, u zhvillua veç në Partinë Socialiste, përmes parimit një anëtar një votë.
Të dhënat e zgjedhjeve në 4 qarqe
Morën pjesë 24 mijë e 783 anëtar në votim, nga 33 mijë e 996 në total. U zgjodhën delegatët ku nga 337 delegatë, 146 janë gra e vajza dhe 109 janë të rinj e të reja. Është respektuar vendimi i Asamblesë për të garantuar pjesëmarrje 50% me 50% burra e gra ku 1/3 e delegatëve janë të rinj.
Procesi është gati për tu zhvilluar javën që vjen në Lezhë e Dibër dhe do i kërkoj anëtarëve që të marrin pjesë në votime.
Procesi i përzgjedhjes së delegatëve është i rëndësishëm, ka kaluar përmes shumë fazave dhe tashmë është faza e parë drejt kongresit ku më 19 mars do mblidhet kongresi.
Deklaratë e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i Rajonit Elbasan dhe KorçëRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44