Shkodra ka hapur dyert në Kinema Republika për edicionin e 7-të të festivalit “Ekrani i Artit”, me organizator Ardian Pacin. Artistë nga vendi dhe bota marrin pjesë me filma, ekspozita, video instalacione dhe performanca artistike. Janë gjithsej 56 artistë, mes tyre 15 shqiptarë. Në këtë edicion shfaqen 45 filma. 35 prej tyre, shfaqen për herë të parë në Shqipëri. Po kështu do të jenë 3 ekspozita, 4 instalacione-video, performanca, biseda me artistë të ftuar dhe orë të panumërta me muzikë e vallëzim.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një intervistë për mediat është shprehur i kënaqur për rivendosjen në punë të kinemasë së qytetit si një hapësirë publike për të gjithë qytetin, nderkohe që puna për rikonstruksionin e plotë do të vijojë.
“Ekrani i Artit” do të vazhdojë deri më 9 qershor, me vepra të video artit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e fiksion, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të shfaqen në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve, Vendin e Dëshmise e Kujtesës, Qëndrën Rinore Arka, Auditorin Franceskan, Galerinë Oda dhe në Kalanë e Rozafës. Ndërkohë Ekrani i Artit vazhdon traditën e tij për të mos e përsëritur asnjëherë vetveten, jo vetëm duke sjellë filma e autorë të rinj, por duke rinovuar vetë strukturën e Festivalit.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?
-
Dialog
23%
-
Debat
51%
-
Nuk e di
26%
Vota total: 100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Momenti kur autori i maskuar i vendos tritolin agjencisë funerale në Shkodër, pronarët nuk i kishin shlyer një borxh
31 Gusht, 09:22
-
Koplik/ Kundërshtoi me forcë gjobën e policit, vihet në pranga 37 vjeçari
30 Gusht, 17:30
-
Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik
30 Gusht, 16:15
-
Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano
30 Gusht, 15:08
-
VIDEO/ Ja si plagosi Elis Rroshkodol milionerin rumun në lokalin e tij “Nuba”, e ndoqi dy ditë dhe e goditi me thikë pas shpine! Pistat dhe çfarë dëshmoi biznesmeni
30 Gusht, 14:32
-
Kush është 36-vjeçari që u ekzekutua në Shkodër! I arrestuar për grabitje në Belgjikë! Në kërkim për plagosjen e pronarit të një klubi nate në Rumani
30 Gusht, 13:16
-
Atentat në Shkodër, vritet me armë zjarri në një lokal 36-vjeçari me të shkuar kriminale! Autori i maskuar e qëlloi me 18 plumba (EMRI+ VIDEO)
30 Gusht, 12:41
-
Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis në një tokë publike, në pranga 3 të rinj! Ja pamjet kur mbjellin plantacionin me drogë (EMRAT+VIDEO)
30 Gusht, 10:01
-
Shkodër, hiqen 'merimangat' nga Parruca deri në Xhabije, bashkia pastron pallatet e rrugët nga telat e internetit
29 Gusht, 15:55
-
Gjenden rreth 2500 rrënjë kanabis në 4 fshatra të Shkodrës! Asnjë autor i ndaluar
29 Gusht, 11:56
-
Situata nga zjarret! Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra ende aktive, nga 29 të raportuara 19 janë shuar
29 Gusht, 10:27
-
Shkodër/ Tritol agjencisë funerale, vetëm dëme materiale! Nisin hetimet, ja pista ku dyshohet dhe pasojat e shpërthimit (VIDEO dhe FOTO)
29 Gusht, 07:09