Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Valdrin Pjetrin, kanë përuruar ambientet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd.
Balla u shpreh se qeveria dhe Kryeministri Rama kanë shpallur si prioritare transformimin e shërbimeve publike, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Sipas tij ky investim është një premtim i mbajtur, pasi tashmë qytetarët e Librazhdit do të mund të marrin një shërbim më të mirë në kohë dhe cilësi.
“Unë gjej rastin ta falenderoj këtë iniciativë të ndërmarrë pas porosisë që dha Kryeministri, që Zyrat e Regjistrimit të Pasurive kudo në vend, të jenë zyra shërbimi siç është kjo këtu ku janë të gjitha kushtet, eliminohen radhët dhe njeriu që vjen merr përgjigje ” u shpreh Balla.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri ndau me banorët lajmin se brenda datës 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit për çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.
“Për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd në bazë të planit të punës të miratuar nga zyra qendrore dhe të sjellë nga Drejtoria Rajonale këtu në Librazhd, në datë 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit të çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.
Më në fund qytetarët, të cilët kanë vite që presin për të marrë dokumentin e pronësisë për lejen e legalizimit, me datë 15 shkurt do të regjistrohet leja e fundit e legalizimit në Bashkinë Librazhd. Ky është një lajm i mirë që unë dua ta ndaj sot me ju”, u shpreh ai.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Balla pret Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, në fokus të drejtat e punëmarrësve shqiptarë në Itali
6 Dhjetor, 14:23
-
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
4 Dhjetor, 15:03
-
Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për profesor Repishtin, Balla e 'shigjeton': Fyerje, vite më parë e akuzove si spiun të Sigurimit (VIDEO)
3 Dhjetor, 16:48
-
Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik
2 Dhjetor, 20:07
-
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
2 Dhjetor, 10:49
-
DEBATET/ Opozita vendos flamurin serb në Kuvend, Balla u kërkon ta heqin: Mos provokoni! Bardhi: Lërini patriotizmat, vidhni Shqipërinë
18 Nëntor, 18:48