TIRANË- Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla ka pranuar se e ka zhvilluar një takim me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Pas mbledhjes së grupit, Balla tha për gazetarët se e ka takuar McGonigal në cilësinë e zyrtarit të FBI-së dhe se nuk do i thonte jo një takimi të tillë. Sipas Ballës, në atë takim është folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
I pyetur nga gazetarët se përse McGonigal është takuar vetëm me socialistët, Balla u shpreh se mund ta kenë takuar edhe anëtarët e opozitës.
“Edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë dhe diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë në cilësinë e atij pozicioni zyrtar, kanë qenë takime të formës së bashkëpunimit gjatë kohës që ka qenë në detyrë, pas kësaj kohe që nuk ka qenë në detyrë nuk e kam takuar. Në këtë histori nuk mban përgjegjësi asnjë autoritet shqiptar sa kohë është në kuadrin e një takimi në funksion të punës. Ne kemi komunikuar së fundmi me FBI-në për sulmet kibernetike, imagjinoni sikur dikush të arrestohej tani nga FBI-ja? Mund të ketë takuar edhe anëtarë të opozitës nuk e di pyesni”, tha Balla.
Ky reagim i Ballës kundrejt opozitës vjen pasi këta të fundit e kanë akuzuar Ramën dhe socialistët se kanë lobuar kundër tyre përmes zyrtarit të FBI-së. Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
cfare ke didkutuar me te mor shkerdhate....mot katnar i librazhdit....
Përgjigju