Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka pritur sot në Kuvendi i Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe, aktivistin Lutfi Vata.
Gjatë takimit, Balla ka vlerësuar kontributin e Shoqatës “Ardhmëria” dhe të ekipit të saj në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar mes shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.
"Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës Ardhmëria në Britaninë e Madhe aktivistin e palodhur Lutfi Vata. I jemi shumë mirënjohës ekipit të Shoqatës Ardhmëria, e cila organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës dhe plot aktivitete të tjera kulturore për komunitetin shqiptar" shkruan Balla.
Takimi u vlerësua si një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe organizatave të diasporës, me fokus të veçantë arsimin, kulturën dhe përfshirjen aktive të shqiptarëve jashtë vendit.
Komente









