Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi mbledhje falenderimi me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cerrik dhe Librazhd.
Sipas Ballës, zgjedhjet e 30 Qershorit treguan një mbështetje të jashtëzakonshme për PS, madje, një mbështetje më të madhe se viti 2017 në zgjedhjet parlamentare.
"Në 30 Qershor Partia Socialiste mori 15 mijë vota më shumë në Qarkun e Elbasanit në krahasim me vitin 2017. Qytetarët treguan se janë për shtetin me rregulla dhe me ligje dhe jo për kaos", theksoi Balla.
Në takimin me Asamblenë e PS në Librazhd, Balla u shpeh se pjesëmarrja në Librazhd 37.54% ishte shumë e mirë, krahasuar me mesataren kombëtare.
"Pjesmarrja jonë ishte në kushtet e një normaliteti zgjedhor. Nuk kishte ndonjë dallim nga zgjedhje tejet normale ku marrin pjesë edhe ato që kanë qenë partitë kryesore të opozitës.
Nëse në një palë zgjedhje normale, në shkallë kombëtare marrin pjesë 46%, në Bashkinë Librazhd morën pjesë 37.54% në zgjedhjet e 30 Qershorit. Pra, kanë mbetur pa marrë pjesë vetëm 8.5% e popullësisë dhe në kushtet e një vape të madhe, të sezonit bujqësor shumë të angazhuar dhe të një klime politike, jo ashtu siç duhet, duhet të falenderoj popullin e Librazhdit që zgjodhi të respektojë shtetin me rregulla dhe me ligje", tha Balla.
Ndërsa në takimin në asamblenë e Gramshit numri dy të PS Balla theksoi se askush nuk mundi të ndalë popullin të shprehë vullnetin e tij me votë.
“Për ne 30 Qershori ishte një moment shumë i rëndësishëm i cili tregoi që shqiptarëve, askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të votuar, për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.
Pati një përpjekje të paimagjinueshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t’i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 Qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën”, nënvizoi Balla.
Në takimin me Asamblenë e PS në Cërrik, Balla u shpreh se tashmë punët nuk presin dhe se para çdo kryetari bashkie shtrohen detyra të rëndësishme, sidomos në ato bashki, si Cërriku, që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve.
"Këto zgjedhje mbaruan por miq. Të tjerat janë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë se mos kanë mbetur dyshime.
Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari të bëjë detyrat e rëndësishme që e presin.
Vota e 30 Qershorit ishte një votë, këtu në Cërrik, përtej votave të PS, prandaj edhe një herë mirënjohje të gjithëve”, deklaroi Balla.
Votat deshet dhe votat moret. Filloni punen dhe lerini llafet menjane
Përgjigju