TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përfshirja e kryedemokratit Lulzim Basha në luftën e Kosovës dhe rolit që ai ka pasur. Në një kohë kur Basha thotë se nuk i njeh asnjë nga personat që ai u ka marrë provat dhe materiale filmike si në rastin e Melaim Bellanicës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar dosjen e marrjes në pyetje të Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë. Në këtë dosje, si pjesë e hetimeve është marrë në pyetje dhe Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova. Ky i fundit ka konfirmuar se në periudhën 1999-2000 është marrë në pyetje nga hetuesit e Hagës 2 herë, një herë në Prishtinë dhe një herë në Hagë. Ai ka pranuar se kur është marrë në pyetje në Hagë, përkthyes ka qenë Lulzim Basha, por kryedemokrati nuk është listuar si pjesë e përkthyesve zyrtarë.
Prokurori: Më thoni a e njihni Lulzim Bashës?
Adnan Merovci: Po e njoh
Prokurori: Në çfarë cilësie mori ai pjesë në intervistë?
Adnan Merovci: Ai ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë
Prokurori: Në falni, por ishte shoqërues i juaji që mori pjesë në këtë intervistim, apo mori pjesë në cilësinë e një personi tjetër?
Adnan Merovci: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes
Prokurori: Faleminderit, por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë nëse nuk gaboj dhe ju deklaruat se deklaratën e firmosët në 12 prill apo 13 prill në mos gaboj
Adnan Merovci: Po
Prokurori: Deklarata që firmosët ishte në anglisht?
Adnan Merovci: Po në anglisht, e lexova, e kuptova dhe më pas e firmosa.
"Hapen dosjet dhe dalin dokumentet e Hagës. Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?
Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij? Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?
Kujtojmë se Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë. Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000", shkruan Balla.
Roli i Bashës në Luftën e Kosovës nuk është sqaruar. Kryedemokrati i ka quajtur gënjeshtra dhe akuza me prapavijë politike, por faktet dhe dokumentet e publikuara kanë vërtetuar të kundërtën. Sot Shqiptarja.com ka hartuar një listë me 20 pyetje që Basha, kandidati për kryeministër duhet t’u përgjigjet që nga puna në UNMIK, kaseta, pasuria 750 mijë euro deri në 2005, lobimi rus deri tek vila ku banon sot
Per te gjith komentuesit dua tju sqaroj nje gje se mbase nuk e dini neqoftese merren ne pyetje nga perkuroria apo hetuesia neper europe perkthyesit i shkruhet emri gjat marrjes ne pyetje dhe nuk ka te drejt firme po sic shihet Lulzim Basha ka firmos kjo jep te kuptojm se ai ka nje rol me te lart se perkthyes pra ai duhet te sqaroj pozicionin qe ka pas dhe si ka mundsi qe ky ka qene familjarisht afer hetimeve ne kosove dhe po ashtu vajza e pasha Sali Berishes me gjith bashk shortin pra ka nje d.m.th te madhe kjo loje sdihet se ca fshihet po nuk foli haga kjo mbetet enigme per te gjith
PërgjigjuBABALE 2. BABALE 2 BABALE 2 BABALE 2 Z. TAULANT BALLA Z TOYOTA YARIS
PërgjigjuO Safet o Zhulal nga trutë... Dielli nuk fshihet me shoshë dhe ju SHQUP-istat e dalluar nuk e fshihni dot të vërtetën me BABALIZMIN tuaj...
Basha duket qe ja ka futur vetes. Nga deshira per tu dukur i madh, eshte mburrur qe ka pasur nje pozite me te lart se perkthyes i thjesht( qe ne te vertet vetem ashtu ka qene). Tani duket qe nuk e nxjerr dot sallatorin qe i ka hyre brenda. Te thote qe ka qene vetem perkthyes i thjesht, do humbasi fytyre te demokratet qe u eshte heqyr si dikushi. Te thote qe ka pasur nje pozite me te lart, do i duhet te japi shpjegime. Eshte tipiku i shqiptareve qe kur kthehen nga kurbeti mburren se kane punur menaxher restorantesh kur ne te vertet kane qene kamarier te thjesht.
PërgjigjuMe statusin e perkthysit o katunar. Kur te marin per te pandehur ne nje vend ku prokuroei ose gjykatsi megjithse mund te komunikoj mire me ty dhe meret vesh kollaj po nuk ka shtetesi te njejt me te pandehurin thiret nje perkthyes per procedur o katunar.
PërgjigjuPo te qe përjthyes o fshatar do kishte enrin në kistë.Prekurori thotë që nuk ishte në listën e përkthyesve po ka firmosur.Në çfarë funksioni ka qenë që ka firmos?.Këtu mbyll gojën Lulja
Sa do qete qyrravitene per pleren Basha ai duhet qete shkoj ne burg sepse ka bere shum deme shqiptareve duke vrare e vjellur
O Bes Kallaku(karagjoz),nuk ka qënë aty me statusin e përkthyesit sepse përkthyesi ka qënë tjetër person! Prandaj ka pyetur gjykatësi i habitur se pse ishte futur si xhol palloshi yt i dashur! Dhe në fund të fundit nëse paska qënë përkthyes pse nuk flet Lulush fluturaku por mbrohet nga Bes(karagjoza) si puna jote?