Teksa protesta kundër investimit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec ka hyrë në ditën e 24-t, në mbështetje të saj po rreshtohen figura që prej kohësh lidhen me qëndrime proiraniane dhe sulme ndaj luftës së UÇK-së.

Në videon e radhës të publikuar në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sjell deklarata dhe qëndrime të Ikballe Hudutit dhe Fred Abrahams, dy personazhe që së fundmi janë bërë pjesë e frontit kundër investimit.

Në pamje, Huduti dëgjohet të flasë me admirim për udhëheqësit shpirtërorë të Iranit, ndërsa Abrahams pranon se ka ricikluar propagandën serbe kundër komandantëve të UÇK-së.

Për Ballën, fakti që figura të tilla janë bërë zëra në mbështetje të protestës nuk është rastësi. “Po si ka mundësi janë mbledh bashkë në një sahan: nga dishepujt e Iranit tek dëshmitarët e paguar nga Kremlini kundër komandantëve të UÇK”, shprehet ai.

Kreu i grupit socialist i jep jehonë edhe shqetësimit të ngritur më herët nga kryeministri Edi Rama për përfshirjen e qarqeve të ndryshme jo miqësore me Shqipërinë në protestë. Në këtë kuadër, ai veçon edhe Dritan Goxhajn, të cilin e cilëson si “gjahtar të Iranit”.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?