Balla: Shkëmbinj e gurë rrezikojnë
udhëtarët në aksin Pogradec - Lin 

Balla: Shkëmbinj e gurë rrezikojnë<br />udhëtarët në aksin Pogradec - Lin 
TIRANË – Një shkëmb që shkëputet nga mali në krah të rrugës Pogradec – Lin rrezikon jetën e drejtuesve të automjeteve që kalojnë në të. Shkëmbi kërcënues është marrë në foto nga deputeti socialist i Librazhdit, Taulant Balla, që e ka publikuar një fakt të tillë.
 
Balla vë alarmin për mungesën e sigurisë rrugore në këtë aks, ku po kryhen punime të ngadalta për rikonstruksionin e tij. Por, siç shprehet ai “ajo që bie më shumë në sy në këtë aks, është rreziku që vjen nga shkëmbinjte e gurët.
 
Në këtë foto duket qartë një shkëmb i madh që u shkëput papritmas dhe mund të kishte goditur makinat, që kalojnë poshtë shkëmbinjve.
 
Ështe e papranueshme mungesa tërësore e sigurisë në këtë aks rrugor kombëtar po të kemi parasysh fluksin e madh të mjeteve që kalojnë këtu çdo ditë. Nuk po flas për ndriçim apo shenja të tjera të sigurisë rrugore, por në këtë moment duhen marrë masa urgjente për sigurinë në pjesët ku rrëshqasin shkëmbinj dhe gurë,”- thekson Balla.

pogradec lin
 (Në foto: Shkëmbinjtë dhe gurët që bien mbi rrugën Pogradec - Lin)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet