Fier- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në cilësinë e drejtuesit politik të këtij qarku, mblodhi sot Këshillin Koordinativ të Partisë Socialiste të Qarkut Fier. Burimet bëjnë me dije për Shqiptarja.com se drejtuesi politik i qarkut të Fierit ka paralajmëruar ndryshime në zyrat e drejtorive rajonale të institucioneve të Fierit.
Balla foli për një ndryshim të thella në zyrat ku ka përfaqësime të karakterit politik
"Brenda kuadrit që lidhet me përfaqësimin politik. Ju e dini që një pjesë e madhe e institucioneve rregullohen me ligje të posacme si ligji për nëpunësit civilë. Si në çdo vend demokratik brenda një niveli të caktuar ka përfaqësime të karakterit politik. Për këtë po flisja. Ka nevojë që në Fier, e jo vetëm këtu ti japim mundësi administratorëve të rinj të shpalosin ide të reja për mirëadiminstrimin e disa prej institucioneve apo njësive të caktuara të shërbimeve publike në mënyrë që të përmirësojmë shërbimet.
Na duhet një trupë e re administratorësh në disa nivele për të përmirësuar shërbimet ndaj publikut. Brenda asaj që lejon ligji natyrshëm që duhet të ketë qasje e ekipe të reja administratorësh në njësi e shërbime publike” tha Balla në një prononcim për median para selisë PS.
PS ka nisur një proces zgjedhor të brendshëm që do të kulmojë në fund të majit, fillim qershorit me kongresin e ri zgjedhor të PS-së nga i cili do të dalë asambleja kombëtare.
Takimi i sotëm i Taulant Ballës me Këshillin Koordinativ të këtij qarku kishte të bënte me fillimin e procesit të hapjes së PS-së dhe organizimin e një sërë forumesh qytetare për të diskutuar problematikat që shqetësojnë qytetarët dhe përmirojnë qeverisjen e socialistëve.
"Na duhet qasje e re për të ndryshuar përfaqësimin tonë në nivelet e qeverisjes. Shume shpejt do të informoheni për ndryshime thelbësore në përfaqësimin tonë në ato institucione që nuk kanë të bëjnë me statusin e nëpunësit civil" paralajmëroi Balla.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas takimit me Këshillin Koordinativ të PS në Fier, ka folur para gazetarëve edhe lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Vlorë në 7 janar ku u ekzekutua me snajper 23 vjeçari Gëzim Sinomati.
Ai tha se policia ka rritur prezencën në territorin e vendit nëpërmjet operacioneve për kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje dhe për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale. Ministri shtoi se koha kur të fortët u shmangeshin kontrolleve dhe bënin ligjin, ka mbaruar.
"Edhe për ngjarje të rënda kriminale, sikurse është ajo e Vlorës, kemi pasur një ngjarje të rëndë kriminale, dua tju them se Policia ka rritur prezencën në territor përmes operacioneve kombëtare për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje, për të minimizuar ngjarje të tjera. Por koha kur të fortët i shmangeshin kontrolleve apo bëjnë ligjin në komunitete apo zona të caktuara, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë e nuk mund të kthehet pas."- tha Balla.
Kur flet per drejtusit ne Fier vaj halli ca mund te thuash per keta parazito hajdutet e Vlores.I mbajne ne karrige keta pseudodeputet e Vlores dhe na fryhen si kaposha
Përgjigju