TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla ka vijuar pretendimet e tij se kryeministri i vendit ka qënë pjesë e listës së ish-bashkëpuntorëve të sigurimit sekret jugosllav. Madje ai tenton sërish në adresën e tij në rrjetin social "facebook" të vertetojë se ajo që shkruhet në gjuhën sebokroate ka të bëjë me Berishën dhe UDB. "Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentat të cilave iu referova: Êîíòàêòèðàî ñàì íàø àãåíò ó Òèðàíè. Ñ.Áåðèñõà èìà âåîìà äîáðå îäíîñå ñà êîìóíèñòè÷êîã ðóêîâîäñòâà. 5. ¼àíóàð 1987. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S.Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987", shkruan Balla në "facebook", duke dhënë tekstin serbokroatisht dhe përkthimin shqip. Vetëm dy ditë më parë sekretari i grupit socialist, deputeti Balla shkruan se "në dosjet sekrete të ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave". Ky është pretendimi i deputetit Balla, i cili përmes një dokumenti të publikuar në profilin e tij akuzon kreun e qeverisë se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të huaja. "Nëse një ditë do hapen dosjet sekrete të ish-UDB patrioti i madh Sali, do të kërkonte azil politik në Kubë ose Venezuelë. Deri atëherë do duhet të presim. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave", shkruan Balla në profilin e tij në FCB. Ditët e fundit në politikën shqiptare është rihapur debati i dosjeve dhe ka pasur akuza nga të dyja palët për bashkëpunim dhe tradhti të vendit. Mbi këtë situatë, deputeti i PS shpjegon se Fan Noli ka pasur fatin e madh të mos ta ketë njohur Sali Berishën për shkak të epokave të ndryshme. Por sipas tij, "përshkrim më të gjetur për një tradhtar si Saliu që e shet veten për patriot s'mund të ketë tjetër". Deputeti socialist citonte një fjalim të Nolit në parlamentin shqiptar në vitin 1924, ku mes të tjerash, ish-kryeministri i Revolucionit të Qershorit shkruan: "Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh".
( ne foto dokumenti i puiblikuar ne facebook nga Taulant Balla)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
( ne foto dokumenti i puiblikuar ne facebook nga Taulant Balla)
(sg/shqiptarja.com)









