Greqia lë në burg biznesmenin shqiptar/ Si i mbylli 'hesapet' me drejtësinë italiane në Shqipëri, Edmond Bego
Në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 15 shtator 2010, gjyqtari Fatos Lulo arsyetonte sesi dënimi me 21 vite i shtetit italian ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj.
Edmond Bego sot 48-vjeç, biznesmeni në fushën e ndërtimeve që ka përdorur disa emra, i arrestuar dy ditë më parë në Igumenicë, për llogari të shtetit italian teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, u la në burg nga gjykata greke. Shqiptarja.com mëson se Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane. Sipas ligjeve greke, afati për pritjen e kërkesës nga Italia është 10 ditë. Nëse urdhri i arrestit është në fuqi, atëherë Bego ekstradohet drejt Italisë dhe duhet të përballet me drejtësinë atje.
Çështja e tij ka kaluar nga Apeli në Gjykatën e Lartë. Bego ka përfituar edhe nga amnistia e përgjithshme për të reduktuar dënimin. Në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 15 shtator 2010, gjyqtari Fatos Lulo arsyetonte sesi dënimi me 21 vite i shtetit italian ka zbritur në 14 vite, e më pas në Shqipëri me 7 vite, dhe në fund përfundon me 4 vite e 4 muaj.
Faksimile nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Edmond Begon
Faksimile nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Edmond Begon
Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv bënë me dije se është pikërisht ky vendim i Gjykatës së Lartë i cili është paraqitur edhe si provë pranë autoriteteve greke që fakton se Bego i ka mbyllur në Shqipëri hesapet që kishte me drejtësinë italiane, por me sa duket ky fakt nuk i ka bindur grekët.
Kujtojmë që Edmond Bego ka qenë drejtor i klubit të Lushnjës deri në vitin 2005. Ai njihej si person i afërt, mik me Aldo Baren. Nisur nga të gjtiha këto një ditë më parë shpërthyen akuzat mes politikanëve shqiptarë. Demokratët Edi Paloka dhe Edomand Spaho thanë se ai ishte ortak në biznes i nënkryetarit të PS-së, Taulant Balla, ndërsa ky i fundit premtoi se do t’i çonte në gjykatë të gjitha akuzat.
Emrat që ka përdorur Edmond Bego
Edmond Bego, njihet ndryshe edhe me pseudonimin Mario. Kur u arrestua në vitin 2009 në Tiranë, ai mbante emrin Manoli Bega, por ka përdorur edhe emrat Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.
Na thoni numrin e sakte te emrave qe ka perdorur...aty eshte pergjigja e vertete. QEVERIA E KAP LEPURIN ME QERRE O SELMAN! Ky gjyqtari ti coje cigare e manderina! Me italianet nuk kruhet!
Përgjigju
Katundari: 20/08/2018 19:27
Hajde gjyqtar fshati me ne krye zagarnjori
Përgjigju
Xhike: 20/08/2018 09:40
Te ndershmit po humbin
Përgjigju
Loran shehu: 20/08/2018 09:31
Ka marr shum lek fatos lulo nga ky lepuri i lushnjes diet boterisht
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.3%
Të gabuar
13.5%
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5512
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Na thoni numrin e sakte te emrave qe ka perdorur...aty eshte pergjigja e vertete. QEVERIA E KAP LEPURIN ME QERRE O SELMAN! Ky gjyqtari ti coje cigare e manderina! Me italianet nuk kruhet!
PërgjigjuHajde gjyqtar fshati me ne krye zagarnjori
PërgjigjuTe ndershmit po humbin
PërgjigjuKa marr shum lek fatos lulo nga ky lepuri i lushnjes diet boterisht
Përgjigju