Balla takim me kryeparlamentarin maqedonas: Qëllimi ynë, bizneset shqiptare të investojnë në Maqedoni

Balla takim me kryeparlamentarin maqedonas: Qëllimi ynë, bizneset shqiptare të investojnë në Maqedoni

Taulant Balla dhe Talat Xhaferi

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga një delegacion me deputetë, kryetar bashkish dhe sipërmarrës shqiptare, u prit në një takim nga kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri.

Balla e Xhaferri diskutuan mbi çështje në interes të përbashkët mes dy vendeve ku padyshim vendin kryesor e zë rruga e dy vendeve drejt BE, por edhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve si në aspektin politik, por sidomos ekonomik.

"Qëllimi ynë është që bisneset shqiptare të investojnë në Maqedoni. Ka pak investime shqiptare në Maqedoni. Të gjitha kontaktet tona zyrtare mendoj që duhet të ndërthuren me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik. Marrëdhëniet mes dy parlamenteve janë të mira dhe ato duhen intensifikuar. Marrëdhëniet qeveritare po ashtu janë shumë të mira. Kryeministrat Rama e Zaev kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, qoftë përsa i përket  çështjeve të marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale, qoftë në kuadër të rrugës së përbashkët të integrimit. Shpresojmë që ky vit të përmbyllet me një moment të rëndësishëm siç janë dhe Konferencat Ndërqeveritare me BE, pra fillimi i bisedimeve për anëtarësim" - tha Balla.

Kryetari i Parlamentit Xhaferri shprehu interes për sipërmarrjet shqiptare dhe mundësitë e tyre për të investuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa shprehu dëshirën që së bashku me një delegacion parlamentar të vizitojë personalisht bizneset e mëdha shqiptare.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë