Balla takim me zyrtarin grek: Me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Balla takim me zyrtarin grek: Me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Taulant Balla dhe Vassilios Giogiakas

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot në Sarandë një takim me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Greqi-Shqipëri në Parlamentin helen deputetin e Igumenitsës Vassilios Giogiakas.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Greqia dhe Shqipëria i kanë  ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare.

“Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit”, shkruan Balla.

Sipas Ballës minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shumë i madh shqiptar që jeton dhe punon në Greqi janë mbështetje e urave të shumta të bashkëpunimit.

Gjithashtu ai thekson çështja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve merr një rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin shqiptar që jeton dhe ka një kontribut të madh në Greqi por edhe për minoritetin grek të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Sarandë-Mirëpritëm sot Kryetarin e Grupit të Miqësisë Greqi-Shqipëri në Parlamentin helen deputetin e Igumenitsës Vassilios Giogiakas. Saranda është tashmë një destinacion i preferuar turistik. Kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare.

Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit. Minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shumë i madh shqiptar që jeton dhe punon në Greqi janë mbështetje e urave të shumta të bashkëpunimit.

Çështja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve merr një rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin shqiptar që jeton dhe ka një kontribut të madh në Greqi por edhe për minoritetin grek të Shqipërisë. Pas takimit që pata në Mars 2022 me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis kane vijuar takimet dypalëshe në nivel politik dhe teknik, në drejtim të arritjes së një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të pensionve mes dy vendeve tona.”, shkruan Balla.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • abc: 19/08/2022 02:31

    Shqiptaret e Shqiperise bisedojne me pasardhesit e Shqiptareve ne Greqi, shume interesante. Mbiemri i mikut e tregon fiks origjinen e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin