Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste  Taulant Balla priti sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Partneritetet Globale, ambasadorin Paolo Zampolli, me të cilin zhvilloi një takim ku në fokus ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Ballës, gjatë takimit u diskutua edhe për Samitin e NATO-s, që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm, si edhe për vlerësimin që ambasadori Zampolli shprehu për anëtarësimin e Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes.

"Mirëprita sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA Donald J. Trump për Partneritet Globale Ambasadorin Paolo Zampolli. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes. Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare, ku harmonia ndërmjet komuniteteve fetare ka shërbyer gjithmone si një themel i rëndësishëm i unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare", shkruajti Balla në rrjete sociale. 


Lajmi kryesor:

Berisha në SHBA, Trump sjell të dërguarin në Tiranë për një qendër të avancuar shëndetësore! Takim me Baba Mondin, pritet edhe nga grupi i PS dhe i PD (VIDEO)