Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi Niko Peleshin se është ai që po e çon Kuvendin drejt një konflikti fizik, pas debateve në sallë ku Noka bllokoi edhe foltoren. Bardhi tha se Peleshi nuk respektoi rregulloren dhe nuk lejoi opozitën që t’i kundërpërgjigje kërkesës së Taulant Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje në nderim 35-vjetorit të masakrës së 2 prillit 1991. Bardhi dha se Balla u tall me familjarë e dëshmorëve pasi në sallë ishin vetëm 10 deputetë dhe duhet caktuar një orar i përshtatshëm kur të jenë të gjithë ligjvënësit në sallë.
Kreu i grupit të PD hodhi akuza ndaj Ballës se ka kërcënuar deputetet e PD dhe kërkoi përjashtimin e tij.
“Po e çoni kuvendin në konflikt fizik, kjo është përgjegjësi e juaja. Ti heq fjalën koleg dhe t’ia japësh të tjerëve, kjo po e çon kuvendin në përplasje fizike dhe përgjegjës jeni vetëm ju sepse nuk respektoni asnjë rregull të bashkëjetesës mes palëve në seancë. Kreu i grupit pasi u ngrit në foltore dhe bëri pis duke provokuar familjet 4 dëshmorëve të demokracisë të vrarë nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë suaj, vjen këtu dhe provokon dëshmorë, familjarë, dhimbjen e tyre. Ne kërkojmë fjalën t’iu përgjigjemi kërkesës. Në sallë janë deputetë ai thotë të mbajmë 1 minutë heshtje, me kë tallet ai. Në kërkojmë fjalën të shprehemi dhe ju refuzoni ta zbatoni. Ngrihet dhe kërcënon gratë deputete të opozitës. Si mundeni të silleni ju në këtë formë, të kërcënoni në çdo moment. Zotëria që guxoi të kërcënonte deputete femra do duhet të dalë përjashta. Kjo seancë të ketë mundësi të funksionojë në normalitet. I shoh zonjat e PS që zgërdhihen, kur fyet një femër, kur kërcënohet një femër në mënyrë të përsëritur nga i njëjti individ. Njëherë në foltore, njëherë me zë, njëherë pa zë”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Minuta e heshtjes për 2 prillin që provokoi opozitën! Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! PS kalon në votim pas 2 orëve sherr











