Balla vijon analizën në Elbasan: Në 30 Qershor çdo qytetari ju garantua e drejta për të votuar
Balla në Elbasan me kryebashkiakët e vjetër dhe të rinj të PS në këtë qark
Kryetari i Grupit Parlamentar, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasnit, Taulant Balla vijoi analizën postzgjedhore me Asamblenë e PS në Elbasan.
Në fjalën e tij Balla shprehu mirënjohjen e tij për rezultatet e arritura, duke mos harruar as detyrat që secila strukturë ka në vijim. Sipas tij, tashmë detyra kryesore i takon kryetarit të ri të bashkisë, Gledian Llatja të vijojë punën me projektet e lëna gati nga Qazim Sejdini, por mbi të gjitha duke u fokusuar tek zonat rurale.
“Elbasani dhe gjithë Shqipëria pas 30 Qershorit kanë garantuar se nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet, nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë parlamentin dhe do të djegin mandatet dhe kjo tashmë është e sigurt. Po ashtu është e rëndësishme që çdo qytetari ju garantua e drejta për të votuar, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Ajo që na bashkon sot është dëshira për të punuar, dëshira për të mbështetur Gledin në këtë sipërmarrje të vështirë, në një bashki, ndër më të mëdhatë në vend, jo vetëm nga popullësia, por edhe nga problematikat; jo vetëm nga sipërfaqja, por edhe nga nevoja për të vijuar transformimet që kemi bërë në nivel qyteti, për t’i çuar ato në çdo cep.
Ky katër vjeçar do të ketë në fokus të vet rrethinat, më së shumti zonat e thella për të cilat kemi shumë detyrime dhe deri tani nuk kemi pasur mundësi të bëjmë sa duhet.
Por një gjë është e sigurt, ne jemi modeli më i mirë i qeverisjes vendore dhe qëndrore.
Dua ta falenderoj Qazim Sejdini për mbylljen me sukses të plotë të 12 viteve në krye të Bashkisë Elbasan. Janë plot punë të evidentuara dhe janë një bazë e shëndoshë për punën që do të bëjë Gledi, por edhe një bazë e shëndoshë për fitoren tonë në 2021.”, deklaroi Balla.
Gjithashtu, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi dhe analizën e zgjedhjeve në Bashkinë e Peqinit dhe të Prrenjasit, ku edhe në këto bashki u vendosën në dukje rezultatet shumë herë më të mira se viti 2017, duke forcuar ndjeshëm bazat e Partisë Socialiste në çdo bashki.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari
27 Nëntor, 15:20
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Video e bujshme/ 7 vite më parë, ja si Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
26 Nëntor, 19:12
-
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal
26 Nëntor, 11:46
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
Votat deshet dhe kerkuat dhe votat ju dhame. Tani vazhdoni punen.
PërgjigjuKy eshte MOSTRA e fallsifikimit te VOTAVE
Përgjigju