Balla: Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor! Sondazhi i GPF nxorri zbuluar frikën e Bashës

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i vendosur se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje më 30 qershor 2019, ndërsa i bëri apel qytetarëve t'i drejtohen kutive të votimit, pasi mbarëvajtja e procesit do të jetë e garantuar. Paralajmërimit të opozitës joparlamentare për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve, Balla ju përgjigj duke cituar ligjin që parashikon deri në 8 vite burg. 

Ndërkohë, referuar aksionit të partive aleate të kaolicionit zgjedhor të opozitës, PD-LSI, për të kërkuar një tryezë dialogu me ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta me të gjitha forcat politike, Balla u përgjigj se mazhoranca vijon të jetë e hapur për diaolog, por pa negociuar mandatin qeverisës Megjithatë ai theksoi se Basha kërkon pushtetin në tavolinë, ndërsa zbuloi edhe arsyen pse sipas tij po kërkohet me ngulm për të penguar zgjedhjet. Citoi sondazhin e publikuar në Report Tv, të institutit italian "GPF Inspiring Research".

"Respektimi i ligjit, i afateve janë detyrime të çdo aktori politik, dhe kjo nuk varet nga ne, por vetë drejtuesit e partive. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Arsyeja pse PD është jashtë parlamentit apo zgjedhjeve, nuk ka të bëjë me ne, por me faktin që Basha nuk dëshiron të marrë në zgjedhje se kërkon gjithmonë pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk ka në demokraci, ta fitojë pushtetin në një konkurrim të lirë.

Në sondazhin e televizionit Report Tv duket qartë që Basha nuk fiton në asnjë prej bashkive ku ne qeverisim, por përherë të parë PD humb edhe në shumë bashki që i ka qeverisur prej kohësh.

Askush nuk do të vendosë kushte mbi kushtetutën. Dialog, që nuk shkel kushtetutën. Ne nuk pranojmë në asnjë rast të shkelet mbi kushtetutën. Jemi të hapur për cdo formë dialogu, por duhet të garantohet që nuk shkelen parimet kushtetuese. Kush guxon të pengojë zgjedhësit për të shkuar të votojnë, shkon deri në 8 vite burg nëse bëhet bashkëpunim. I bëj thirrje cdo qytetari shqiptar të ushtrojë të drejtën e votës, beteja për votën e lirë ka qenë betejë që e kanë fituar qytetarët shqiptarë. Kush prek dhe dëmton një material votimi, kodi penal është shumë i qartë", tha Balla.

Këto deklarata, Taulant Balla i bëri pas një takimi që pati në selinë rozë, me Christian Schmidt,raporterin  per Shqiperine te grupit parlamentar CDU/CSU. Balla tha se mbështetja e këtij grupi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, është e sigurtë.

"Prej 13 majit fillon një proces diskutimi në Bundestagun gjerman lidhur me vendimmarrjen e KE që ka të bëjë me vendimin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deputet i partisë social-demokrate gjermane, personi përgjegjës raportor për Shqipërinë në këtë grup parlamentar. Nuk vihet në dyshim mbështetja e këtij grupi.

Pothuajse në të gjitha grupet parlamentare ka një shumicë mbështetëse inkurajuese për gjithçka ka arritur Shqipëria. Shqipëria qëndron më mirë në shumë sektorë në ecurinë e proceseve integruese, jo vetëm në krahasim me Maqedoninë por edhe në vende në proces negociatash, si Mali i Zi e Serbia, me sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit që lidhen me suksesin e pakthyeshëm të reformës në drejtësi. I kemi të gjitha shanset për të marrë sinjal pozitiv për përcaktimin e një date për fillimin e negociatave. Plani A është vijimi i reformave për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE", tha Balla.

I pyetur nëse kriza politike do të ndikojë në vendimin për hapjen e negociatave, Balla tha se dialogu konstruktiv politik ekziston me opozitën e re kuvendore, dhe kjo u faktua sipas tij me prnaimin e kërkesave të opozitës së re për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

"Vlerësimi për hapjen e negociata përmban edhe dialogun konstruktiv politik. Vendimi i djeshëm i Kuvendit për të vijuar punën për komisionin e reformës zgjedhore dhe pranimi i kërkesës së opozitës kuvendore për të diskutuar mbi gjetjen e një sistemi të ri zgjedhor të gjithëpranuar janë hapa të rëndësishëm që konfirmojnë një dialog konstruktiv në dialog. Kemi qenë të hapur për dialog edhe me PD dhe parti të tjera opozitare që kanë zgjedhur rrugën si formë të ushtrimit të funksionalitetit të tyre politik. Ne do të vijojmë të ndjekim axhendën e integrimit evropian", përfundoi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja