Ballack: Bayern mund Chelsea
në finalen e Champions League

Ballack: Bayern mund Chelsea<br />në finalen e Champions League
Ish futbollisti i Bayern Munich dhe Chelsea, Michael Ballack mbron fort opinionin se Bayern do të jetë kampioni i ri i turneut të Champions League. Mesfushori gjerman që ka luajtur me të dy skuadrat, është optimist për bavarezët në finalen e Champions ndaj Chelsea.

Michael Ballack mendon se vetëm Barcelona mund të fitonte ndaj Bayern në Ligën e Kampioneve nëse do të dilte në finalen e "Fussball Arena" në 19 Maj. 35- vjecari ishte pjesë e ekipit të Bayer Leverkusen që u ironizua me emrin ''Neverkusen" që doli nënkampione në 2001/02.

"Unë mendoj që vetëm Barcelona mund të ishte e aftë që të luante një finale në Munchen, dhe të fitonte ndaj skuadrës së Bayern. Mendoj se Bayern është favorit pasi ka një avantazh të madh që luan në shtëpi në finale. Këtë avantazh emocional nuk mund ta kompensojë dot Chelsea" tha Ballack.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Operacion anti-drogë në Torino, 'shkërmoqet' organizata e dy vëllezërve shqiptarë! Testuan dhe një nëndetëse për transport droge

Operacion anti-drogë në Torino, 'shkërmoqet' organizata e dy vëllezërve shqiptarë! Testuan dhe një nëndetëse për transport droge