Ballakume Elbasani nga zonja Vjollca

Ballakume Elbasani

Përbërësit:

250 gr gjalp ( I tretur)

250 gr sheqer

4 vezë ( të freskëta)

1 lëvozhg finjë ose 1 lugë gjelle qumësht

500 gr miell misri

Përgatitja:

Ngrohim furrën në temperaturën 170 gradë Celsius. Në një enë bakri ose qelqi vendosim gjalpin e tretur ( gjalpi duhet të jetë I stazhonuar). Shtojmë sheqerin duhet të jetë sa më I imët) dhe e përziejmë mundësisht në të njëjtin drejtim ) pa ndërprerje deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vezët njëra pas tjetrës me një interval 5 minuta nga njëra tjetra kur shohim që veza është asimiluar mirë me sheqerin me gjalp. Pasi përfundojmë vezët shtojmë 1 lugë gjelle finjë në mungesë të saj qumësht të vakët ( temperaturë ambienti) vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë duar duar miellin e misrit duke përzjerë pandërprerje deri sa na formohet një brumë I mirë. Në një tepsi shtojmë letër pjekje dhe lugë lugë vendosim larg njëra tjetrës brumin e ballakumeve ( nuk I japim formë( dhe I pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 170 gradë Celsius për 25 minuta).

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë