Ballist Morina lë qelinë, në liri 
për festa, Gjykata: Arrest shtëpie
ARKIV/ Lajmet për Ballist Morinën

Ballist Morina lë qelinë, në liri <br />për festa, Gjykata: Arrest shtëpie<br />ARKIV/ Lajmet për Ballist Morinën
Festën e ndërrimit të viteve Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballisti do ta kalojë në shtëpi. Kjo dhuratë i është bërë atij nga kolegji penal i gjykatës së lartë ku u vendos zëvëndësimi i 'arrestit me burg' me 'arrest shtëpie'.

Morina u arrestua në tetor të këtij viti në flagrancë me armë pa leje dhe për të u caktua masa e sigurisë arrest me burg. Arrestimi i Morinës u bë një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi në lagjen Ali Demi në Tiranë aty ku pas një kontrolli policia e Tiranës i sekuestroi atij dy armë pa leje, 30 fishekë dhe shumë bileta për ndeshjen që u luajt në Elbasan Arena.

Para prokurorit Gjergji Tako Morina, Morina deklaroi se armën e mbante për vetmbrojtie se ndjehej i rrezikuar pas dronit të ngritur në Beograd, por paçka kësaj ndaj tij u ngrit akuza e armbajties pa leje.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për këtë rast dhe ka dërguar dosjen në gjykatën e Tiranës aty ku pritet që në Janar të 2016 të nis dhe procesi gjyqësorë ndaj Ballistit të Dronit.

Morina kërkoi lirinë dhe një muaj më parë, por gjykata e apelit rrëzoi kërkesën e tij me argumentin se armbajtia ishte një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Lirimi i Morinës pritet të bëhet këtë të hënë nga burgu i Vaqarrit ku ai qëndron prej 2 muaj ndërsa Gjykata në vendimin për ndryshimin e masës i kërkon policisë të monitorojë lëvizjet e të riut për të mos shkelur arrestin në shtëpi.


Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë