Media britanike “Copa 90” ka publikuar dokumentarin e plotë për Ballist Morinën para ndeshjes Shqipëri-Serbi. Dokumentari realizuar në disa vende të ndryshme në Shqipëri zgjat 10 minuta dhe është titulluar “Armët, dronët dhe djegia e flamurit”.

Ballist Morina shfaqet në dokumentar duke treguar pistoletën. “Me dronin nuk kam dashur të provokoj një incident, por ishte një revansh për Ivan Bogdanovin, që dogji flamurin shqiptar në Itali në vitin 2010, gjatë ndeshjes Itali – Serbi. Doja hakmarrje, por nuk doja të ofendoja serbët.

Ishte e rëndësishme për të treguar identitetin. Në flamur ishte një hartë. Ishte harta e Shqipërisë Etnike. Ky nuk është territori, ky nuk është qëllimi që ne kemi për të kthyer këto territore, është vetëm histori. Unë dua të porosisë serbët që nuk i urrej ata”, thotë Morina, i cili në këtë dokumentar tregon që mbanë një armë lodër. 


d.b/shqiptarja.com