Ballisti bën bashkë tifozë e qytetarë
protestë përpara Kryeministrisë

Vendimi i gjykatës kroate për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, ka bërë që disa nga tifo-grupet e kombëtares, qytetarë nga trevat shqiptare dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, të protestojnë përpara Kryeministrisë.

Tifozët mbanin pankarta në duar "Nëse keni moral dhe dinjitet, ktheni heroin në shtëpinë e vet", "Ekstradimi i Morinës, tradhti e shtetit ndaj populli dhe veprës së tij", "Liri për Ballistin”, ndërsa nuk munguan as thirrjet “Serb i mirë është serb i vdekur”.
  
Në këtë tubim merrte pjesë edhe vëllai i Ismail Morinës, Xhevair Morina i cili mbante në duar flamurin kroat, pasi është pikërisht gjykata kroate ajo që ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi. 

Gjatë një prononcimi për Report Tv ai bëri sërish apel për lirimin e Ismail Morinës.  

"Le të vijojnë negociatat për lirimin e vëllait tonë. Nëse ekstradohet në Serbi është një turp, është një kafshatë që nuk mund të kapërdihet. Ndërsa ne si familje do marrim masa shumë ekstreme. Jemi përpara një armiku shekullor të shqiptarëve dhe si të ekstradohet atje ai.

Në flamurin që ngriti në Beograd vendosi dy figurat tona historike kombëtare, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Jemi të lodhur fizikisht nga kjo, por jemi të fortë dhe do të bëjmë të pamundurën
", tha ai.  

Pas protestës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", anëtarët e tifo-grupeve iu drejtuan ambasadës kroate te "Rruga e Elbasanit", ku zhvilluan një tjetër tubim. 


[gallery]23289[/gallery] 
Protestuesi nga Mitrovica: Të biesh në duar të serbëve...
Mes protestuesve të shumtë kishte edhe nga ata që vinin nga qytetet e Kosovës, të cilët paralajmëruan se tubime do të zhvillohen edhe atje.,.

"Vij nga qyteti i Mitrovicës, dhe kërkesa ime është të mos ekstradohet Ballist Morina në Serbi. I bëj thirrje Ilir Metës, Edi Ramës të mos lejojnë ekstradimin e Ballistit në Serbi.

Ne si kosovarë e dimë se çdo të thotë të biesh në duar të serbëve. Ata do ta ekstradojnë. Nëse do të dënohet, le të dënohet në Tiranë dhe jo në Serbi.

I gjithë populli shqiptar të ngrejë zërin për lirimin e Ballist Morinës
", u shpreh një protestues nga Mitrovica. 
 
Gjykata e Dubrovnikut vendosi dy ditë më parë të ekstradojë në Serbi, Ismail Morinën.

Familjarët e tij kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi duke paralajmëruar se do të marrin një vendim ekstrem nëse i afërmi i tyre dërgohet përpara drejtësisë serbe.



protesta per ballsit morinen
Protesta për mos ekstradimin e Ballist Morinës

ballsit morina protesta
(Protesta për mosekstradimin e Ballist Morinës)

vellai ballist morines protesta ballist morina
(Vëllai Ballist Morinës duke folur për Report TV)

vellai ballist morina per report tv
(Vëllai Ballist Morinës duke folur për Report TV)

VIDEO/Protesta para kryeministrisë për mos ekstradimin e Ballist Morinës


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime