Ministri i jashtem Ditmir Bushati deklaron se shteti shqiptar ka bërë gjithçka për të penguar ekstradimin e Ballist Morinës për në Serbi.

Ndërsa në lidhje me kërkesën e tij për azil politik në Kroaci, ai u shpreh se edhe në këtë rast mund të përdoret precedent i Italisë ku u kërkua ekstradimi i tij nga Serbia çka u refuzua nga shteti italian.

"Shteti shqiptar ka vepruar në përputhje me të gjitjhë normat ndërkombëtare, duke i dhënë asistencë ballist morinës, duke e vizituar edhe në ambientet ku ai mbahet aktualisht.

Ka pasur pak ditë më parë edhe një komunikim mes dy kryeministrave në Podgoricë dhe ka një komunikim në nivel qveritar në lidhje me atë sae çfarë do të ndodhë me Ballist Morinën.

Rregullat përsa i përket ekstradimit, janë të qarta, fjala përfundimtare, pavarësisht vendimmarrjes së gjyqësorit, në të tilla raste i takon qeverisë kroate dhe ne jemi besimplotë se kjo çështje do zgjidhet në mënyrë racionale
", u shpreh Bushati. 

"Raportet me Serbinë, lojë shahu"
Kryediplomati shqiptar komenton edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë ku në mes është edhe çështja e Ballist Morinës, ministri Bushati i cilëson si një tryeze shahu ku secila palë bën lojën e vet.

"Jemi në një tryezë shahu ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon më dobiprurëse. Serbia ka bërë lëvizjet e saj në këtë drejtim", tha kryediplomati shqiptar. 

Ballist Morina u arrestua nga autoritetet kroate për shkak se nga ana e shteti serb ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar, dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës për ekstradimin e tij.

Ballist Morina u bë i njohur për lëshimin e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, në tetotr të 2014, ndeshjen e cila u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com