Gjykata e Dubvronikut në Kroaci nuk ka vendosur për ekstradimin e Ismail Morinës. Kështu u shpreh në një konferencë për mediat zëdhënsi i Gjykatës së Dubvronikut Pero Miloglav.
Ai tha se Gjykata thjesht ka thënë se plotësohen kërkesat ligjore për esktradim, por sipas tij vendimin e merr Ministri i Drejtësisë.
"Shtetasi shqiptar Ismail Morina u arrestua më 12 qershor 2017. Që atëherë është vendosur në burgun e ekstradimit sipas urdhërit të gjykatës së këtij rasti. Ndërkohë, Republika e Serbisë ka kërkuar ekstradim të Morinës brenda afatit ligjor prej 40 ditësh, dhe këshilli i gjykatës ka arritur në përfundimin se kërkesat ligjore për ekstradimin janë përmbushur. Pra, ky është vetëm një përfundim rreth kërkesave ligjore të cilat janë plotësuar, por jo një vendim që detyron gjykatën të ekstradojë shtetasin shqiptar. Vendimi përfundimtar i takon ministrit të Drejtësisë pas këtyre përfundimeve të gjykatës. Vendimi përfundimtar po shqyrtohet në Gjykatën Supreme pas apelit zyrtar për këtë vendim, që ai bëri sot", u shpreh zëdhënsi i Gjykatë së Dubrovnikut.
Ndërkohë Ballist Morina ka kërkuar azil Politik në Kroaci. Kërkesa është bërë nga avokati i Morinës. Pikërisht kjo kërkesë ka shtyrë vendimin për ekstradimin.
Kjo pasi më parë do shqyrtohet kërkesa për azil politik.
"Ismail Morina ka kërkuar azil politik në Kroaci, pasi ai nuk beson për një gjyq të drejtë në Sebi. Dhënia e vendimit për azil pritet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj dhe më pas do merret parasysh çështja e ekstradimit. Nëse ai merr azil poltik, atëherë rrëzohet kërkesa për ekstradim”, u shpreh avokati i Ballist Morinës Darko Butigan.
Më herët për çështjen e Ballist Morinës është interesuar edhe Kryeministri Edi Rama, FSHF dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët kanë kërkuar mosekstradimin e tij.

Zëdhënsi i Gjykatës së Dubvronikut Pero Miloglav
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
Gjykata:S’është vendosur ekstradimiGazetari amerikan e viziton në burg: Ballisti i frikësua">