/ATSH-DPA/ - Të paktën pesë persona humbën jetën ndërkohë që Ballkani po i reziston një të ftohti polar nga Bullgaria në Serbi.

Tre persona u gjendën të ngrirë në Bullgari, ndërkohë që dy të tjerë u gjendën në Serbi, pas furtunave të dëborës në fundjavë me temperatura nën zero dhe erëra të acarta.
Në jugperëndim të Bullgarisë, qindra makina u bllokuan në dëborë dhe mijëra shtëpi nuk kanë ende energji elektrike, sidomos në Vidin, njoftoi media lokale.

"Shumë rrugë në Serbi ishin gjithashtu të pakalueshme, ndërkohë që shumë fshatra ishin pa energji", njoftoi Ministria serbe e Punëve të Brendshme.

"Në Maqedoni, temperatura shkoi në minus 20 gradë Celsius", tha portali i lajmeve, 24sata.

Në Kroaci, temperaturat shkuan deri në minus 17 gradë Celsius.

"Në portin e Splitit temperatura zbriti nën zero pas 651 ditësh", tha gazeta "Vecernji List".