Ballkan, Beogradi nuk merr dot frymë, proteston në sheshe kundër ndotjes

Ballkan, Beogradi nuk merr dot frymë, proteston në sheshe kundër ndotjes

Beogradi nuk merr dot frymë dhe ka dalë në sheshe.

Faji i ajrit të ndotura janë emetimet nga makinat e vjetëruara, termocentrale me linjit, dhe industritë që prodhojnë jashtë çdo standardi mjedisor.

Në fund të vitit të kaluar, kryeqyteti serb ishte qyteti i katërt më i ndotur në botë, sipas renditjes së 'Air Visual'.

Por smogu po e bën ajrin e shumicës së Ballkanit të pashëndetshëm ndërsa autoritetet e Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë, ndër të tjera, përpiqen të minimizojnë problemin me tezën se kjo është një ndotje sezonale.

Në fakt smogu që mbulon shumicën e rajonit është për shkak të kombinimit të dy faktorëve: nxehtësia e pazakontë e vjeshtës dhe trafiku i ngjeshur, veçanërisht në metropole e Ballkanit.

Të dhëna të tjera alarmante vijnë nga Indeksi i Cilësisë së Ajrit Botëror, i cili përfshin 70 vende në aktivitetet e tij të anketimit si dhe nga EPA, Agjensia Amerikane e Mjedisit.

Me dhe pa maska ​​që mbulojnë hundën dhe gojën, shumë qytetarë të Beogradit kanë protestuar duke i kërkuar qeverisë marrjen e masave për këtë situatë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë