BEOGRAD- Dimri më i ashpër pas atij të luftës së dytë botërore konsiderohen muajit e ardhshëm për shkak të krizës globale të energjisë. 3 vendet anëtarë të Open Balkan, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në Samitin mbajtur në Beograd, për të ndihmuar njëra tjetrën në rast të mungesës së energjisë elektrike.

“Energjinë e shkëmbejmë kur kemi mbiprodhim”, tha  Kovaçevski.

“ Serbisë i japim qymyr, dhe na jep energji, ndërsa Maqedonia pjesë e portit të Vlorës”, tha Rama,

Megjithë përpjekjet dhe marrëveshjen për shkëmbimin e energjisë elektrike firmosur në Beograd, liderët janë të bindur se ndihma duhet kërkuar edhe përtej projektit të Open Balkan.

“Dimër i vështirë, do ketë ndihmë nga BE duhet të na mbështesë”, tha Vuçiç.

“Kemi përpara 7 muaj të vështirë BE të mos bëj turpin që bëri në pandemi, do i drejtohemi dhe me shkrim”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u vu në dilemë nëse është vendimi i duhur, kur krahasoi Shqipërinë që rritjen e cmimit të energjisë po e përballon nga buxheti pa prekur qytetarin dhe vendeve të Bashkimit Evropian që kanë arritur deri në ndërprerje të energjisë me orare.

“Ne kemi marrë vendim për të mos e rritur çmimin e energjisë nuk jam i bindur nëse vendimi është ambicioz, presim 500 mln euro për importin e energjisë...Edhe ora 22:00”, tha ai.

Tregtinë me kufizime mes vendeve që shkaktoi lufta në Ukrainë, liderët e Open Balkan vendosën ta zhbëjnë në Beograd.

“ Do të sigurojmë një qarkullim të sigurtë pa asnjë kufizim. Edhe nëse ka një ndalesë eksporti, kjo nuk do të vlejë për vendet e Ballkanit të Hapur. Qeveritë tona kanë punuar për një kohë të gjatë për të rritur prodhimin vendas të ushqimit”, tha Kovacevski.

Memorandumi në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive për të krijuar filma, si dhe bashkëpunimi në fushën e emergjencave civile mes tre shteteve për të dërguar trupa dhe mjete në rast katastrofasha natyrore, ishin dy marrëveshjet e tjera që liderët e Open Balkan firmosën mes tyre.

Marrëveshjet e firmosura
-Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e bujqësisë së vendeve përkatëse). marrëveshja do të ketë një kohëzgjatje 5 vjeçare. Serbia do të jetë pala përgjegjëse. Në të thuhet se se vendet do të ndihmojnë njëra-tjetrën nëse do të kenë mungesa të produkteve agroushqimore. Bëhet fjalë për produkte si misri, gruri, vaji i lulediellit, qumështi dhe nënproduktet e tij, sheqeri, frutat, perimet dhe mishi. Megjithatë në marrëveshje theksoset se këto produkte do të jenë vetëm për qëllime të brendshme, pra u ndalohet rieksportimi.  Brenda 30 ditëve do të krijohet një grup pune i përbashkët mes vendeve, ku pjesëmarrës do të jenë kryetarët e dhomave të tregtisë, drejtuesit e doganave dhe të tjerë përfaqësues të vendosur nga qeveritë respektive. Kështu me anë të kësaj marrëveshjes, vendet duhet të bashkëpunojnë për të përcaktuar se cilat janë sasitë e grurit që mund të magazinojnë brenda 90 ditëve.

-Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e kulturës së vendeve respektive) 

-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë). Marrëveshja është mes Shqipërisë dhe Serbisë, megjithatë, nuk përjashtohen as vendet e tjera. Kjo marrëveshje është firmosur për shkak se Shqipëria ka shumë rezerva të qymyrit, që nuk vihen në përdorim, për pasojë ato do i dhurohen Serbisë, që i vë në punë për termocentralet e saj

-Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. (Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Zëvendës ministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, Zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Ballkani i hapur/ Firmosen marrëveshjet për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, plan operacional për emergjencat civile! Bashkëpunim në kulturë dhe energji

 

Në Beograd janë firmosur pak minuta më parë marrëveshje të rëndësihme në kuadër të Ballkanit të Hapur. Është zhvilluar cerenomia e firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, ajo e bashkëpunimit në kinematografi e aktivitete audio-vizuale në Ballkanin Perëndimo, marrëveshje në fushën e energjetikës, marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e emergjencave civile.