I dërguari i Parlamentit Gjerman për Ballkanin: Vetoja bullgare, egoiste! Mbështes integrimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote

TIRANË- Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vote dhe vetoje. Në një konferencë për shtyp i dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetovic tha se duhet t’i japim një shans propozimit francez. Anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote e kërkoi edhe kryeministri Edi Rama gjatë një konference me kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Nëse më pyesni mua do thosha po, sigurisht, pse mos të ulet Shqipëria në vendet evropiane në të njëjtën tryezë por pa të drejtë vote dhe vetoje por sërish të marrë pjesë? Kanë pritur 30 vjet. Jepini njerëzve në Shqipëri ndjesinë e BE-së në vendin e tyre”, tha Ahmetovic.

Sa i përket idesë për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ahmetovic u shpreh se rrugëtimin e tyre ne BE e sheh sëbashku. ‘Egoist’ e ka quajtur vendimin e Bullgarisë për veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që këto dy vende të bëhen pjesë e unionit pasi kanë pritur shumë. Ahmetovic kritikoi Bashkimin Europian, duke thënë se ka ardhur koha të reformohet.

Ahmetovic komentoi edhe mosliberalzimin e vizave të Kosovës. Ai theksoi se Kosova e meriton hapjen e vizave, ndërsa thekson se Gjermania ta mbështesë në këtë rrugëtim.

I dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetovic u ndal edhe në Ballkanin e Hapur, teksa tha se duhet të jetë vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

"Ndoshta edhe në konferencën e ardhshme të procesit të Berlinit. Scholz do zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Nuk i them jo, duhet ti japim një shans, dhe është vetëm një element i procesit të Berlinit dhe kreu është Procesi i Belinit dhe jo Ballkani i Hapur", tha ai.

Cili është 'Propozimi francez'?

Drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së "gjuhës maqedonase". Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t'i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi "merr parasysh" synimet e të dyja palëve për të lëshuar "deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase", me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:35
I dërguari i parlamentit gjerman për Ballkanin: Kosova e meriton liberalizmin e vizave, s’e di çfarë problemi ka BE

1657783714_Sequence03.00055005.Still027.jpg

I dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor Adis Ahmetovic tha se Kosova e meriton liberalizmin e vizave.

“Jam një prej anëtarëve gjerman, që mbështes Kosovën, është vendi i Europës që ka mbështetur më së shumti. Ka një mbështetje të madhe për BE dhe NATO. Mbi 90% e shoqërisë në Kosovë e dashurojnë BE dhe NATO. Ata e meritojnë liberalizmin e vizave. Meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Europës. Ka mbështetjen tonë të plotë për procesin e integrimit europian dhe anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Nuk e di cili është problemi i fqinjave tanë të BE. Se di çfarë mendon Parisi, por ka pasur diskutime shumë intensive dhe me kolegët e mi për këtë. Në këtë moment familja europian e nuk është e bindur, por Gjermani është e bindur. E kemi thënë qartë. Kosova e meriton liberalizmin e vizave sepse çdo vend ka të drejtë të marrë viza, të punojë të udhëtoje në çdo vend të BE. Ne do të mbështesim Kosovën në procesin e saj në Këshillin e Europës, për të marrë statusin e vendit kandidat si edhe për liberalizmin e vizave”, tha ai.

Ora 09:27
I dërguar gjerman për Ballkanin: Mbështes anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ka pritur 30 vjet! Të hiqet vetoja

1657783072_Screenshot3.jpg

I dërguar gjerman për Ballkanin Perëndimor, është shprehur se mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe duhet një reformim i organizatës për çështjen e vetos. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arbi Fortuzi lidhur me këtë çështje i dërguari u shpreh se është e nevojshme për vendin tonë i cili ka 30 vjet që pret.

'Për këtë pyetje, jo fort të lehtë duhet pak ujë, nuk jap dot një afat, unë mbështes aq sa është e mundur. Në këto dinamika në gjithë këto problematika e çështje, na duhet një reformim i BE-së dhe kancelari Scholz e ka thënë këtë gjë. Ky instrument vetoje është përdorur shumë shpesh për instrument egoje.

Nëse më pyesni mua do thosha po, sigurisht, pse mos të ulet Shqipëria në vendet evropiane në të njëjtën tryezë por pa të drejtë vote dhe vetoje por sërish të marrë pjesë? Kanë pritur 30 vjet. Jepini njerëzve në Shqipëri ndjesinë e BE-së në vendin e tyre, mos e merrni në vendet e tjera vetëm se nuk jeni gati që Shqipëria të jetë në tryezë. Nëse më pyesni mua, unë e mbështes këtë. '- tha ai

Ora 09:24
Adis Ahmetovic: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ecin së bashku! Ti jepet një shans propozimit francez

1657783072_Screenshot3.jpg

Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic po jep një konferencë për mediat ku ka komentuar Ballkanin e Hapur.

I pyetur nëse Shqipërioa dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndahn në këtë proces ai u shopreh se do të ishte më mirë të ecnin sëbahsku.

'Në fakt duam ta shohim së bashku me Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Ata kanë bërë çdo gjë ndryshuan emrin pa konflikte. Është një pyetje e rëndësishme por ende Maqedonia është shprehur se jemi të gatshëm të futemi në BE. Sërish jemi në diskutime dhe Franca ka bërë gati një zgjidhje dhe duhet promovuar kjo zgjidhje. Kemi një javë për të bindur Maqedoninë e Veriut ta pranojë këtë zgjedhje. Është çështje personale për njerëzit e Maqedoninë e Veriut sepse ata kanë bërë kaq shumë por gjëja më e mirë është të ecë bashkë me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Mos të flasim për ndarjen e tyre sepse na duhet të luftojmë për çdo zgjidhje të mundshme. Por në këtë moment, Maqedonia dhe Shqipëria duhet të ecin së bashku.'- u shpreh ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/07/2022 00:21

    Ne kur te futemi ne BE ose do te futemi si te barabarte mes te barabarteve,ose nuk futemi fare.C'd.m.th.kjo //pa te drejte vote//?! Pse cfare jemi ne //territor// i BE,sic eshte Puerto Rico per U.S.A., sepse ajo nuk ka te drejte vote per zgjedhjet presidenciale?!

    Përgjigju
  • maj 1945: 14/07/2022 12:00

    Keto gjermonet artista fare. Mencuria vete ... Bojn cmos me te (ta) fute ne Evropi por pa te drejte me i ngrejt breket. Ti vetem ti ulesh, jo ti cosh. Imagjino mos t'ishin dorezu pa kushte ne 1945 ...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren