Festa e Pavarësisë është një datë historike që ringjall më shumë se kurdoherë tjetër ndjenjën patriotike brenda zemrës së çdo shqiptari.
Më së shumti, këto emocione në këtë ditë të shenjtë përjetohen nga diaspora, për shkak të mallit për vendin që i shoqëron bashkëtardhetarët tanë në çdo moment të jetës dhe punës së tyre në vendin e huaj ku ndodhen.
Një dhuratë të veçantë për Shqipërinë në 113-vjetorin e Pavarësisë e pati Azem Haziri, i cili performoi në piano këngën e Vaçe Zelës "Rrjedh në këngë e ligjërime", në mes të Mynihut, në Gjermani.
“Dashunia për atdhe ndjehet ma tepër në mërgim, prandej këtë dashuni ruje edhe kur të kthehesh n’ vendin t’and.
Po ku ka si ti o Shqipëria ime
Urime 28 Nëntori”,- shkruan Haziri.
Komente









/Per ty Atdhe/ eshte edhe me e bukur se kjo.Do te doja te ishte himni jone kombetar! Gezuar festen te gjithe shqiptareve!
Përgjigju