'Ballkani i Hapur', Yuri Kim ftesë Kosovës, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës për t'ju bashkuar: SHBA mbështet nismën

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim ftesë Kosovës, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës për t'ju bashkuar: SHBA mbështet nismën

Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shprehur sot hapur se SHBA mbështet nismën rajonale 'Ballkani i Hapur'. Me një postim në Twitter, Yuri Kim i ka bërë ftesë që kësaj nisme t'i bashkohen edhe vendet që deri më tani kanë hezituar, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, teksa thotë se 'Ballkani i Hapur', duhet të jetë i hapur të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

"SHBA gjithashtu mbështet Ballkanin e Hapur (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 vendet e Ballaknit perëndimor) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin real", shkruan Yuri Kim.

Teksa ka shpërndarë deklaratën e një dite më parë të zv.sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar që bëri thirrje për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut, Yuri Kim thotë se SHBA mbështet hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021.

"Përkushtimi i SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit 2021", shkruan ambasadorja.

Mbështetjen e SHBA për 'Ballkanin e Hapur' e deklaroi një ditë më parë edhe Escobar, i cili mes të tjerash tha se një treg i përbashkët mes vendeve të rajonit do të rriste investimet amerikane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 29/10/2021 17:59

    Kjo zonja dita ditës po e tregon veten se e ka humbur kontrollin dhe logjikën së vet... Kosova nuk hy nën serbi vetëm se Rama e dëshiron këtë gjë, sepse Rama punon për serbin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja