Ballkani i vitit 1917 i vizatuar nga
artisti austriak Forstner në MHK

Ballkani i vitit 1917 i vizatuar nga<br />artisti austriak Forstner në MHK
U çel mbrëmë në Tiranë ekspozita "Ballkani i vitit 1917 i vizatuar nga artisti austriak i Artit  modern Leopold Forstner". Afërsisht 100 vizatime të mëdha, 50 fotografi dhe shumë punime artizanale nga udhëtimet e Forstner-it ruhen edhe sot.

Leopold Forstner ishte bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt ka udhëtuar në vitet 1917 dhe 1980  në cilësinë e tij të oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze në territoret e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Ai vizatoi portrete të banorëve vendas, fotografoi veshje kombëtar dhe mblodhi objekte artizanale.  Misioni i tij ishte dokumentimi i kulturës së popujve të Ballkanit përgjatë luftës së parë botërore. Ekspozita vjen në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf