Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ka bërë publike raportin e saj vjetor, ku parashikohen konflikte të shtuara këtë vit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Raporti bën me dije se Ballkani Perëndimor me gjasë do të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës lokale ndëretnike gjatë vitit 2024.
Liderët nacionalistë të Ballkanit, sipas raportit, do të nxisin tensionet për avantazhet e tyre politikë, ndërsa aktorë të jashtëm do të përforcojnë dhe thellojnë diferencat etnike për të mbrojtur influencën e tyre rajonale apo për të larguar Ballkanin nga integrimi në institucionet europiane dhe euro-atlantike.
Raporti merr dy shembuj të afërt, mbi të cilët bazohet në gjetjet e tij. Së pari kemi përleshjen në Banjskë ku mbeti i vrarë oficeri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Dhe së dyti është lideri serbo-boshnjak Milorad Dodik, i cili kërkon të aneksojë Republika Srpska dhe me aktet e tij mund të nxisë liderë të tjerë të mbrojnë interesat e tyre me akte dhune.
Today, ODNI released the U.S. Intelligence Community's 2024 Annual Threat Assessment. Read the report here: https://t.co/AlLUbVUVnr pic.twitter.com/0r9OtLwATw
— Office of the DNI (@ODNIgov) March 11, 2024
Komente






