Radoiçiç po përgatit sulm të ri? Eksperti i sigurisë për Report Tv: Ballkani Perëndimor mund të jetë target i ardhshëm i ndikimit rus! Policia ka ofruar mbrojtje edhe Kurtit e Osmanit

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, foli në emisionin 'Shqipëria Live', për Report Tv, rreth ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Ai e quajti deklaratën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si faktike, duke u shprehur se Ballkani Perëndimor mund të jetë vërtetë një target i ardhshëm i ndikimeve ruse për të krijuar një situatë ose konflikt në rajon, përkatësisht mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa ditë më parë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se se Rusia mund të krijojë “kriza të reja” në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.

"Është faktike edhe informacioni i Presidentit të Ukrainës, i cili tha se Ballkani Perëndimor mund të jetë target i ardhshëm i ndikimeve të Rusisë për të krijuar një situatë ose konflikt në këtë rajon përkatësisht mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu edhe në bazë të takimeve që ka pasur Radoiçiç me eksponentët e caktuar të politikës së Serbisë në Kosovë dhe me disa vende të tjera. Mbi këtë informacion disa institucione të Kosovës kanë marrë informacione relevante përmes baShkëpunëtorëve të tyre në forma të ndryshme dhe vërehet elementi i asaj që nuk ka tërheqje nga tentativa e tyre për ta aneksuar pjesën veriore, por nga ana tjetër edhe kërcënimet që janë bërë në drejtim të liderëve të opozitës, të cilat kanë ardhur nga Radoiçiç dhe kjo gjë e dëshmon mjaft mirë faktin që nuk është sanksionuar nga ana e Serbisë, por është lejuar që ta jetësojë politikën e Beogradit në tentativë për të pushtuar pjesën veriore", tha Shala.

Shala po ashtu foli edhe për kërcënimet e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ndaj liderëve të opozitës. Përsa i përket kësaj teme ai tha se mbi këtë kërcënim institucionet e Kosovës kanë marrë masa adekuate për të parandaluar çdo lloj incidenti të mundshëm të ngjashëm me 24 shtatorin.

Ai shtoi se masa e sigurisë është shtuar për të gjithë liderët e opozitës, për Presdienten e Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu pritet që kjo masë të merret edhe për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

"Kërcënimi që nga data 24 shtator e tutje ka qenë faktik, dhe mbi këtë kërcënim institucionet e Kosovës kanë marrë masa adekuate për të parandaluar çdo lloj incidenti të mundshëm të ngjashëm me 24 shtatorin. Këto janë konstatuar si kërcënimi që i përket liderëve të Kosovës. Policia e Kosovës në bazë të mekanizmave të saj që ka, ajo ka ndërmarrë vendime të caktuara duke u ofruar mbrojtjen e tyre dy liderëve opozitarë PDK dhe LDK, sepse Haradinaj vetëm se e ka mbrojtjen e afërt e cila është 24 orë në 7 ditë në javë, njëkohësisht edhe ndaj udhëheqësve të Kosovës Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani, të cilët janë pasqyrë e konfrontimit sidomos nga strukturat e caktuara nga eksponentët e krimit dhe korrupsionit nga eksponentët e informacioneve e Serbisë, institucionet kanë marrë masa duke u ofruar atyre garancinë e tyre. Po ashtu edhe për Kurtin mund të shtohet masa e sigurisë, por këtë e vlerëson Policia e Kosovës", tha Shala.

Përsa i përket deklaratave të Kurtit, ai tha se ky i fundit është i mirëinformuar nga institucionet e sigurisë vendore dhe atyre ndërkombëtare, i cili ka fakte, argumenta dhe indicie.

Shala gjithashtu tha se "mbi këtë bazë është deklarimi që do duhet të vërë në pah lëvizjen e faktorit ndërkombëtar në drejtim të Kosovës për të shtuar masat e sigurisë në raport me Kosovën, por për të bërë presion dhe trysni mbi Beogradin zyrtar që ajo të tërhiqët një herë e përgjithmonë nga ndikimi rus".

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase