Ballkaniada e ‘Beach Volley’ në Pogradec, 5 vende në garë për 3 ditë! Organizatorët: Promovon qytetin

Pas shumë vitesh në Pogradec është rikthyer kampionati ballkanik i ‘Beach Volley’ ose i volejbollit në plazh, që do të zgjasë për 3 ditë. Përveç Shqipërisë në këtë aktivitet që mbahet në brigjet e liqenit të Ohrit, marrin pjesë edhe Kosova, Turqia, Rumania dhe Moldavia, ndërsa përveç djemve garojnë edhe vajzat poshtë moshës 20 vjeç.

“Personalisht është hera e parë që marr pjesë në këtë kompeticion dhe është një event që po më pëlqen shumë me të vërtetë,”-u shpreh Santiel Kamenica, volejbollist i kombëtares U-20.

“Ne si federatë jemi shumë të kënaqur që pas kaq shumë kohësh sjellin një aktivitet ballkanik në qytetin e Pogradecit,”-tha Erlind Pëllumbi, presidenti i federatës së voeljbollit.

Ky aktivitet nuk ka vetëm rëndësi sportive, pasi në Pogradec përveç volejbollistëve ka edhe shumë staf, por dashamirës që do ta ndjekin këtë aktivitet.

“Ky është edicioni i parë pas shumë e shumë vitesh mungesë. Do jenë tre ditë aktivitet ku do ketë shumë ngjyra përveç promovimit të sportit, por do shërbejë edhe për turizëm dhe aspekte të tjera,”-deklaroi Klevic Cane, drejtor i shumësportëshit Pogradec.

Ky kampionat realizohet me bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe bashkisë Pogradec.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!