Forumi në Slloveni, Sassoli: BE të rishikojë procesin e zgjerimit, nuk mund të mbajmë në pritje me dekada Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian duhet të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE, të vendeve të Ballkanit Perëndimor është shprehur kështu presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli në fjalën e tij në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë.

 “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, deklaroi Sassoli.

Sassoli theksoi edhe njëherë se anëtarësimi i rajonit është tejet thelbësor, pasi nëse ndodh e kundërta influence e vendeve të tjera mund të rritet ndjeshëm, duke theksuar rritjen e influencave turke, ruse dhe kineze.

Ndërkohë që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte kritik sa i takon procesit të anëtarësimit. Fillimisht Vuçi kritikoi mos mbajtjen e premtimit për Maqedoninë e Veriut, e cila ndryshoi edhe emrin e saj për të arritur një marrëveshje me Greqinë, por që ende nuk ka një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare pas problemeve dhe pengesave të vendosura nga Bullgaria kësaj here. Ndërkohë që pavarësisht se vendi I tij ka mbajtur Konferencën e Parë, Vuçiç I shpreh se në të njëjtën situatë si Shqipëria mund të gjendet edhe Serbia për të cilën tha se ka bërë progres në sundimin e rendit dhe ligjit.

Gjatë forumit është diskutuar edhe për situatën në Afganistan dhe gjendjen e refugjatëve afganë., David Sassoli, njëjtë si për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk ka kursyer kritikat për vendet e BE-së të cilat sipas tij nuk ishin të gatshme të pranonin refugjatët afganë që ikën nga talebanët. Në anën tjetër ka vlerësuar qëndrimet e vendeve jo anëtare si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilat kan hapur dyert për qindra qytetarë afganë.  Kjo kritikë nxiti reagimin e disa prej liderëve të vendeve të BE-së, ku i pari ishte kryeministri grek i cili tha se mbështet vendimin e shteteve të BE-së për të mos pranuar refugjatë afganë, pasi në krizën e emigrantëve në vitet 2015-2016 vendi i tij kishte vuajtur më shumë.

Ky forum është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë dhe të pranishëm në të janë krerët e BE-së, të vendeve anëtare dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm nga Shqipëria është Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e punëve të jashtme Olta Xhaçka.

Ky forum ka në fokus të ardhmen e Evropës dhe përgjigjen efektive ndaj sfidave aktuale, siç është pandemia Covid që ka "gjunjëzuar" botën. Temat e diskutuara në ditën e parë të Forumit me përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor, do të përfshijnë të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, një nga diskutimet më të forta në Forum, që i paraprin samitit BE - Ballkani Perëndimor në tetor.


Lajmi kryesor:

Negociatat, Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të nisur bisedimet me BE! Varhelyi: Europa s'mund të dështojë me Ballkanin si me Afganistanin


J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari