Ish-portieri rekordmen në Champions League sa i takon moshës së futbollistëve, Marco Ballota, ka vlerësuar sërish Thomas Strakoshën për sezonin fantastik të zhvilluar. Ballotta e ka përfunduar karrierën e tij te Lazio kur ishte në moshën 44 vjeçare. Në një intervistë për “Lazioneës.eu”, Ballotta ka vlerësuar figurën e Thomas Strakoshës.
Strakosha është i ri dhe prandaj duhet të përmirësojë ende shumë të vetja e tij. Ai nuk është gjithmonë gati për të dhënë më të mirën. Megjithatë, e rëndësishme është fakti se me kualitetet që Strakosha paraqet në fushën e lojës, duket si një futbollist me eksperiencë. Lazio e ka siguruar portierin për 10 vitet e ardhshme.
Marco Ballota