BALLSH- Dy infermierë kanë mbetur të plagosur, pasi ambulanca e spitalit të Fierit është përplasur me një makinë tip ‘Fiat’.
Sipas njoftimit të policisë lokale, në aksin Fier- Ballsh ambulanca që po transportonte tre persona të sëmurë në spitalin rajonal është përplasur me makinën tip ‘Fiat’ me targa 084HO AA.
Nga përplasja dy infermierë që po shoqëronin në spital tre pacientët kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa ambulanca është spostuar duke bllokuar rrugën për disa minuta.
Pacientët dhe infermierët e lënduar lehtë janë dërguar më pas me ambulancën e Patosit në spitalin e Fierit.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa po merren në pyetje shoferi i ambulancës dhe ai i mjetit tjetër.

(Fotot nga aksidenti në Ballsh, ku u përplas ambulanca me një makinë tip ‘Fiat’)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO