Ballsh, deputetët e PD te varret
e dëmtuara të të pushkatuarve

Ballsh, deputetët e PD te varret<br />e dëmtuara të të pushkatuarve
MALLAKASTËR - Deputetë të Partisë Demokratike të qarkut Fier kanë qenë sot që herët në mëngjes në varrezat e dëmtuara të të pushkatuarve prej regjimit komunist në Fier.
 
Janë Sokol Olldashi, Mesila Doda dhe Kozma Dashi, të cilët një ditë pas lajmit se në Fier janë dëmtuar për të tretën herë 11 varret e “martirëve të lirisë”, siç i kanë quajtur ata të pushkatuarit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, kanë shkuar në vendngjarje.
 
“Një akt i shëmtuar dhe vandal”, e ka quajtur deputeti i PD, Sokol Olldashi dëmtimin e varrezave të martirëve të lirisë dhe kombit në Mallakastër.
 
Deputetja e tjetër e PD, Mesila Doda  ka theksuar se "ky veprim i dëmtimit të varrezave të martirëve të lirisë është nj pushkatim i dytë për këta martirë dhe familjet e tyre . Është për të ardhur keq - ka thënë Doda - që asnjë prej deputeteve socialistë nuk kanë denconcuar këtë veprim të shëmtuar, ndërsa është për t’u çuditur që prej tyre nuk ka pasur asnje reagim apo deklaratë. Partia Demokratike nuk do të lejojë askënd të baltosë figurën e këtyre martirëve".

Dje në qafën e Kashiut në periferi të Ballshit janë dëmtuar 11 varre të të rënëve nga regjimi komunist.
 
Denoncimi është bërë nga shoqata antikomuniste e Ballshit, të cilët bashkë me rreth 50 familjarë të martirëve të lirisë kanë protestuar gjatë paradites së djeshme kundër këtij veprimi, të cilët e kanë cilësuar një akt të ulët dhe një vepër të turpshme. 
 
Simon Miraka, kreu i shoqates së ish-të përndjekurve në Ballsh ka deklaruar se, “kjo është hera e tretë që këto varre dëmtohen dhe asnjëherë nuk janë gjetur autorët e dhunimit të tyre”.  

fier varrezat

fier varrezat1
(Në foto: Varreza të dëmtuara të ish-të persekutuarve).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, Rama publikon pamjet: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, Rama publikon pamjet: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet