BALLSH - Në qytetin e Ballshit shumë tregtarë shesin në hapësirat anës rrugës, pasi tregu industrial nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë. Në tregun industrial të Ballshit shiten konfeksione apo rroba të ndryshme, ndërkohë që kapaciteti i tij, nuk përballon dhe artikuj të tjerë, si prodhime bujqësore apo vegla pune të domosdoshme për qytetarët.

Në këto kushte ata kanë gjetur hapësirat anës rrugëve, apo në trotuare, për të reklamuar dhe shitur produktet e tyre. Përgjatë rrugës nacionale apo unazës së qytetit, sheh tregtarë që zhvillojnë aktivitetin e tyre, duke penguar qytetarët të qarkullojnë lirshëm.

Ndërkohë edhe qarkullimi i makinave, vë në rrezik jetën e tregtarëve cdo ditë. Sipas banorëve, bashkia duhet të gjejë një vend edhe për këta tregtarë dhe jo ti lërë në mes të rrugëve.

Redaksia Online
(us/by/shqiptarja.com)