Një konflikt i vjetër dyshohet të jetë shkaku i plagosjes së 35-vjeçarit Brian SyzoPogradec. Sherri që daton në tetor 2025 kur vëllai i tij, Adni Syzo plagosi në një berberhane Nikolla Agollin, përshkallëzoi mesditën e së hënës.

24-vjeçari Agolli plagosi Brian Syzon në këmbë dhe ia mbathi, por arratia nuk zgjati shumë Falë koordinimit me policinë e Elbasanit, ai u kap në Prrenjas. Makina e tij u gjet në Qafë-Thanë, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e krimit që dyshohet të jetë hedhur në një zonë pranë liqenit.

Syzo, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nuk është emër i panjohur për autoritetet. 35-vjeçari është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025. Ndaj tij kishte masë sigurie arresti në burg nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Plagosja e Brian Syzos në Pogradec/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën

1782735960_pogradec.jpg

Makina e autorit Nikolla Agolli që plagosi Brian Syzon në Pogradec, është gjetur në Qafë-Thanë.

24-vjeçari u arrestua në Prrenjas, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e krimit. Policia po kërkon në një zonë afër liqenit ku dyshon se mund të jetë hedhur.