BALLSH - Një vatër zjarri është konstatuar në rafinerinë prodhimit të naftës në qytetin e Ballshit pasditen e sotme.

Punonjësit rafinerisë dhe zjarrfikëset të cilat kanë mbërritur në vendngjarje kanë nisur punën për neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Flakët e zjarrit mësohen se kanë rënë në repartin e Koksit ku përpunohen lëndët djegëse për funksionimin e Kaldajave.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga flakët e zjarrit ndërsa në vendngjarje janë nisur edhe forcat e rendit.

Edhe një vit më parë e njëjta rafineri u përfshi nga flakët, por fatmirësisht edhe në rastin e parë nuk pasoja në njerëz.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)